Home»Zodiak»Zbuloni si funksionojnë shenjat e horoskopit dhe cilat janë prioritetet e tyre

Zbuloni si funksionojnë shenjat e horoskopit dhe cilat janë prioritetet e tyre

Dashi e ka zemrën në përmasën e duhur

Të gjithë personat kanë një vend në zemrën e dashit. Është i ekuilibruar, i do njerëzit me gjithë shpirt dhe është i ndershëm në ndjenja. Është një njeri shumë i ndershëm që dashuron me pasion dhe ka shumë respekt për njerëzit dhe jetën. Kur dashuron dikë, e do me të vërtetë.

Demi e ka zemrën në stomak

Ajo që demat duan më shumë është ushqimi. Dashuron ushqimin dhe të gjitha kënaqësitë e jetës. Pas kësaj dashuron edhe familjen. Nëse gjejnë një grua që u bën ushqim të mirë, do të ketë fituar 70% te zemrës së tij.

Binjakët e kanë dashurinë në fyt

Do të pyesësh përse? Sepse pika e fortë e tyre është komunikimi , çdo gjë është e shprehur në fjalë dhe flasin shumë. E kalojnë ditën duke shprehur ndjenjat me zë të lartë me fjalë dhe veprime. Janë shumë të ndjeshëm dhe i dashurojnë të gjithë, dhe për këtë kanë tendencë të ndihmojnë njerëzit.

Gaforrja e ka zemrën në zemër

Zemra e tyre është e madhe, por e limituar për familjen. Është shumë egoist për veten dhe për të dashurit e tij. Kërkon dashuri por edhe kujdeset për gruan dhe fëmijët e tij. Përqendrohet në prioritetet dhe e jeton jetën në një qark të mbyllur njerëzish.

Luani e ka zemrën në kokë

LEXO EDHE 5 shenjat e horoskopit, të cilat nuk tregohen asnjëherë korrekte…

Arsyeja është sepse do të dashurojë me zemrën e gjerë të gjithë botën: miqtë, familjen, jetën, detin, malin, dhe të gjithë njerëzit që do të ndihmojë. Ka mëshirë për të gjitha fatkeqësitë e njerëzve.

Virgjëresha e ka zemrën të thyer

Gjysma e zemrës së tyre është e ngrohtë për familjen dhe gjysma tjetër është e ftohtë dhe llogaritare, për punën dhe biznesin. Është një negociator shumë i mirë. Sa do fëmijët e tij, po aq do dhe të punojë. Është vërtet i ndarë në dysh.

Peshorja e ka zemrën në kokë të ndarë në sektore të ndryshme

Ka një koncept të dashurisë ideal që disa herë nuk përputhet me realitetin dhe për këtë ngelet i zhgënjyer. Është jo i qëndrueshëm pavarësisht se është i ekuilibruar dhe i analizon gjërat. Mund të dashurojë dy femra në të njëjtën kohë, familjen, punën, shtëpinë.

Akrepi e ka zemrën në seks

Çdo gjë matet me seks. E kushtëzon aq shumë deri në një pikë sa nuk është në gjendje ta lidhi me ndjenjat. Femrat e braktisin gjithmonë dhe është gati të bëj gabime të mëdha me impulsivitetin e tij. Nuk di sit u rezistojë tundimeve.

Shigjetari e ka zemrën në vend

Por dashuria e tyre nuk zgjat. Mund të shkojë lule më lule për të gjithë jetën. Kur dashuron, dashuron me të vërtet., por i pëlqen aventura dhe të jetojë momentin dhe për këtë arsye kalon sa nga një dashuri në tjetrën. E do familjen por në mënyrë egoiste sepse përpara do veten e vet.

Bricjapi e ka zemrën akull

Përpara mendon për gjërat material: pozicionin në shoqëri, lekët, familjen…. dhe kur të ketë çdo gjë atëherë do të mendojë për dashurinë. Por nuk ka një zemër pasionante, ai është shumë i matur.

Ujori nuk ka zemër

Jeta e tij është puna e tij, zhvillimi profesional, te ushqejë intelektin, familjen e tij dhe hobit. Çdo gjë ka vendin e vet, por asgjë sentimentale apo romantike ose pasionante. I mjafton të jetojë jetën lirshëm dhe pas shumë emocione. Ka vlerat dhe etikën e tij, por ndjenjat nuk e kushtëzojnë.

Peshku e ka zemrën të shpërndarë në të gjithë trupin

Është çdo gjë dashuri! Dashuron disa gra në të njëjtën kohë, familjen, miqtë, kolegët e punës. Ndjeshmëria e tyre është aq e madhe, kujdeset për të gjithë dhe duket i pakënaqur nga çdo gjë. Do ti ndihmojë të gjithë dhe të zgjidhë problemet e të gjithëve. Dashuron jetën, botën, do të jetë i lumtur dhe të dashurojë.

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *