Home»Horizonti.al»Zbulohet një statujë që mendohet të jetë e një personazhi biblik

Zbulohet një statujë që mendohet të jetë e një personazhi biblik

Inxhinieri, Mario Tobia zbuloi kokën prej guri gjatë gërmimeve të realizuara në një qytet antik hebre të quajtur Abel Beth Maacah. Statuja tregon fytyrën e një njeriu me mjekër dhe me lëkurë të zeshkët dhe duhet të ketë qenë 25 cm në përmasë. Pjesa u gjet mes rrënojave të një ndërtese administrative, çka të bën të mendosh se duhet të bëhet fjalë për një portret guri të ndonjë personazhi të njohur; ndoshta një mbreti, por cilit. Analizat tregojnë se mund të jetë prodhuar mes viteve 900 dhe 800 para krishtit. Sipas kërkuesve në atë periudhë Abel Beth Maacah gjendej shumë afër kufirit të tri mbretërive që kontrollonin qytetin në momente të ndryshme. Kjo e redukton listën e kandidatëve në tre kryesorë. Njëri prej tyre mund të ketë qenë mbreti Acab-i i Izraelit, i cili përmendet në Bibël, konkretisht në librin e parë të Mbretërive. Libri flet se ka qenë një monark që ka realizuar pushtime të mëdha, por që ra në fatkeqësi kur theu ligjet e Moisiut, sepse futi kulte pagane nën ndikimin e gruas së tij, të quajtur Jezabel. Dy kandidatët e tjerë janë Hazael, mbreti i Aram-Damasco dhe Ethbaal sovrani i Tirit. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *