Home»Thenie»Thëniet më të bukura nga Charles Bukowski

Thëniet më të bukura nga Charles Bukowski

  1. Një shpirt i lirë është i rrallë, por do ta njohësh kur ta shohësh, sepse do të ndihesh mirë kur t’i qëndrosh pranë apo kur të qëndrosh me të.
  2. Do të vdesim të gjithë, të gjithë ne dhe kjo duhet të na bëjë ta duam njëri-tjetrin, por kjo gjë nuk ndodh. Ne jemi të terrorizuar nga banaliteti për të fituar asgjë.
  3. Gjeje atë që të do dhe lëre të të vrasë…
  4. Dua gjithë botën, ose asgjë.
  5. Ajo që ka rëndësi më tepër, është mënyra se si ecën përmes zjarrit.
  6. Kemi ardhur në këtë botë për të qeshur me mundësitë tona dhe për ta jetuar jetën tonë aq mirë, saqë vdekja do të ketë frikë të na pushtojë.
  7. Problemi me botën është se personat inteligjentë janë plot me dyshime, ndërkohë që personat budallenj janë plot me besim.
  8. Askush nuk mund të të shpëtojë nga diçka, përveç vetes tënde dhe ia vlen ta shpëtosh veten. Është një betejë që nuk fitohet lehtë, por që ia vlen të luftosh dhe pikë.
  9. Ndonjëherë ngrihesh nga krevati në mëngjes dhe mendon: “Nuk mundem”, por pastaj qesh duke menduar gjithë rastet kur je ndjerë kështu dhe ia ke dalë.
  10. Disa njerëz nuk bëjnë asnjëherë çmenduri. Kushedi sa jetë të tmerrshme janë duke jetuar. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *