Home»Lifestyle»“Të gjithë qeshën. E gjithë audienca po tallej me mua…”. Histori suksesi nga Ellen DeGeneres

“Të gjithë qeshën. E gjithë audienca po tallej me mua…”. Histori suksesi nga Ellen DeGeneres

Ajo është një nga personat më të famshëm në botë dhe njëkohësisht, ndër ata persona që nuk e kanë për turp ta pranojnë se si janë. Pasi e fshehu për vite me radhë orientimin e saj të vërtetë seksual, Ellen DeGeneres e shprehu edhe live në emisionin e saj se ishte lezbike. Fjalët qarkulluan kudo dhe ajo e humbi emisionin e saj të parë. Në atë kohë, moderatorja dhe komediania jetonte në një apartament modest me një vajzë tjetër, me të cilën ishte e lidhur, derisa pak kohë më vonë, e dashura e saj humbi jetën në një aksident tragjik. Ajo ishte periudha më e vështirë, me të cilën duhet të përballej Ellen, sidomos kur shihte mizat dhe pleshtat që e kishin pushtuar apartamentin e tyre, ndërsa e dashura e saj kishte ndërruar. “Shihja kudo pleshta të gjallë, ndërsa ajo kishte vdekur. Çfarë paradoksi”, është shprehur vetë Ellen DeGeneres për revistën “Time”.

Pas njëfarë kohe, e pushtuar ende nga dhimbja, Ellen i drejtohet Zotit me një letër të dhimbshme për humbjen e personit më të dashur për të. Letra u publikua në shumë faqe online dhe një producent e ftoi moderatoren të dilte live në emisionin e tij dhe ta referonte për gjithë publikun atë letër. Ellen bëri pikërisht këtë gjë, por ndërsa shprehej për dhimbjen e saj, ajo thotë: “Të gjithë qeshën. E gjithë audienca po tallej me mua. Të gjithë m’u kundërvunë dhe në atë moment, unë vendosa të largohesha nga skena. Por papritur, dikush doli nga salla dhe erdhi në skenë duke më rrëmbyer mikrofonin. Ai tha me zë plot ironi: “Kjo ishte komediania më e madhe në gjithë Amerikën, zonja dhe zotërinj. Komediania më e madhe…”. Vazhdoi ta thoshte disa herë atë fjali dhe nata që kalova atëherë, ishte më e vështira për mua, pasi më bëri të dyshoja nëse mund të bëja më komedi apo jo. Unë nuk e di se ku është ai djalë tani, apo ku janë ata që po talleshin me mua në audiencë, por me siguri asnjë nga ata nuk ka marrë “Medaljen e Lirisë”, siç e mora unë nga presidenti Obama”, ka thënë Ellen DeGeneres.

Pikërisht vullneti dhe këmbënguljet e saj, bënë që ajo të merrte pjesë në shumë audicione, derisa të fitonte sërish të drejtën për të dalë live me një emision të sajin. “The Ellen Show” është rritur vit pas viti duke u bërë emisioni më i ndjekur për humor në SHBA, ndërsa Ellen një personazh i pëlqyer nga mjaft persona anembanë botës. Historia e saj është ajo e duhura për të treguar se me punë dhe vullnet, kushdo mund t’ia dalë mbanë në jetë. / bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *