Home»Sport»Sot, përballë Brazilit. Fanela e Zvicrës bëhet e “pathyeshme”

Sot, përballë Brazilit. Fanela e Zvicrës bëhet e “pathyeshme”

Fanela zviceriane përsëri në qendër të vëmendjes së këtij kampionati. Para dy vitesh e quanin të keqe, sot e quajnë të shëmtuar. Një nga imazhet e Eurokupës ishin edhe fanelat e grisura të Zvicrës në çdo ndeshje. 6 u grisën nga lojtarët rivalë, çka la vënd për shumë thumbime: “Mirë që Puma nuk merret me kondomë,” – tha Shaqiri dhe e detyroi markën të kërkojë ndjesë. Për këtë Botëror, Rusi 2018, prodhuesit e këtyre fanelave thanë se nuk do të përsëriten episodet e Francës. Ceo-ja i Pumës vë dorën në zjarr për këtë. “I kemi provuar, tërhequr, hedhur në dysheme…Nuk do të grisen, janë pothuaj fanela të provuara në bomba,” – shpjegon Bjorn Gulden, shefi i markës gjatë intervistët në televizionin zvicerian. Pavarsisht se  çfarë do të ndodhë sot në ndeshjen me Brazilin, fanela sërish është përfolur. Tani nuk janë materialet e përdorura, por dizenjoja. Të gjitha anketat e realizuara nga mjetet e komunikimit e quajnë fanelën zviceriane më të shëmtuarën e Botërorit. Marka ka respektuar ngjyrat tradicionale, të kuqe dhe të bardhë, por vizatimet i kanë bërë specialistët e modës të dridhen. Është harta e relievit të Zvicrës, Alpet në mënyrë abstrakte një gjenialitet i modës?- pyet një blogere e specializuar në modë  e gazetës Blick. Duket sikur kanë hedhur spageti në fanelë. Nga e kanë nxjerrë këtë ide?- pyet Der Spiegel. Është uniforma, me të cilën të vjen turp në shkollë, – thotë portali i modës Highsnobiety, i cili thotë se imitimet kineze do të ishin më të mira dhe më të bukura se ato që mbajnë lojtarët. Lojtarët zvicerianë nuk i kushtuan rëndësi kësaj teme dhe u treguan të kënaqur me dizenjon. “Ishalla na japin fat dhe mund t’i futim në modë duke bërë një lojë të mirë, – u shprehën ata. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *