Home»Keshilla»Përpara se të heqësh dorë nga diçka apo dikush, lexo këtë material…

Përpara se të heqësh dorë nga diçka apo dikush, lexo këtë material…

Një ditë, një djalë i vogël ishte duke ecur përgjatë bregdetit, derisa arriti në një pjesë të bregut me mijëra yje deti jashtë ujit, si pasojë e një stuhie të tmerrshme një natë më parë. Ai e dinte se sa më gjatë të qëndronin ata jashtë detit, aq më keq ishte, sepse do të ngordhnin. Ndaj, sa herë që ai shihte një yll deti, e ngrinte dhe e hidhte në det. Njerëzit përreth e shihnin me dëfrim. Ai vazhdoi ta bënte këtë gjë, derisa një burrë e pyeti: “Djalë i vogël, pse po e bën këtë gjë? Shikoje gjithë këtë det. Ti nuk ke për t’i shpëtuar dot të gjithë këta yje deti, ndaj nuk është se ke për të bërë ndonjë ndryshim edhe duke mos bërë asgjë”.

Djali e pa pak çaste në sy, pastaj u ul sërish, ngriti një yll deti dhe e hodhi me sa fuqi kishte në det. Pastaj pa përsëri drejt burrit dhe i tha: “Epo, unë sapo e bëra një ndryshim për atë yll deti”. Burri e pa djalin në sy, u mendua për pak dhe kuptoi se djaloshi kishte të drejtë. Ai iu bashkua misionit të djaloshit dhe filloi t’i hidhte yjet e detit në ujë. Në pak minuta, shumë njerëz të tjerë iu bashkuan kësaj nisme dhe thuajse gjithë yjet e detit arritën të shpëtonin.

Ndaj, duke lexuar një histori të tillë, kupto se nuk je asnjëherë tepër i vogël për të bërë një ndryshim në jetën e dikujt. Mos u shqetëso për madhësinë e ndryshimit. E vetmja gjë, për të cilën duhet të shqetësohesh, është thjesht të bësh një ndryshim në botë.

Gandhi jo më kot ka thënë: “Ti duhet të jesh ndryshimi që ti dëshiron të shohësh në botë”.

|Rob Dial|

/ bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *