Home»Lifestyle»Shendeti»Përfitimet në shëndet nga konsumimi i cokollatës së zezë

Përfitimet në shëndet nga konsumimi i cokollatës së zezë

Çokollata e zezë është e pasur në proteina, fibra, karbohidrate dhe yndyrna. Ajo është e përbërë nga 70% kakao dhe përmban sasi të lartë flavonoidesh, të cilat janë antioksidante të fuqishme. Gjithashtu, çokollata e zezë përmban  dhe sasia mesatare me magnez, kalium dhe fosfor. Disa nga përfitimet në shëndet prej saj janë:

Qarkullimi i gjakut: Kjo çokollatë përmban veti antikoagulante, që i vjen në ndihmë përmirësimit të qarkullimit të gjakut. Pra është thuajse si medikamentet si heparina, të cilat frenojnë koagulimin e gjakut.

Mik i zemrës: Të hash çokollatë të zezë të ndihmon në uljen e kolesterolit të keq në gjak (LDL kolesterolit), tensionin e gjakut dhe si pasojë ul rrezikun për një sëmundje të koronareve në të ardhmen.

Sëmundjet kardiovaskulare: Sidomos për gratë, konusmimi i 45 gramëve çokollate të zezë në harkun kohor të një jave, zvogëlon shanset për vuajtjen nga ndonjë sëmundjeje kardiovaskulare.

Përmirëson shikimin: Duke qenë se është një ushqim që përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, çokollata e zezë është efikase edhe për qarkullimin e gjakut drejt retinës, duke përmirësuar kështu shikimin.

Nxit ndjesinë e ngopjes: Përmban shumë fibra dhe për këtë arsye ul dëshirën për të ngrënë ushqime të tjera. Kështu, shmang shtimin në peshë dhe është një ushqim i mundshëm për t’u konsumuar nga personat në dietë.

Rrit përqendrimin dhe të mësuarin: Gjithnjë falë qarkullimit të gjakut në tru, është e dobishme për t’iu mbajtur zgjuar dhe më aktivë. Çokollata e zezë lehtëson edhe procesin e të mësuarit.

Diabeti: E gjitha për t’u verifikuar, por për shkak se vlerat e tij rrisin rezistencën e insulinës, çokollata e zezë mund të ndihmojë në luftën kundër diabetit, me kusht që të konsumohet në sasi të duhura, pa e tepruar.

Mik i lëkurës: Falë flavonoidit, antioksidanti që ka aftësinë për të mbrojtur lëkurën nga rrezet UV, çokollata, me përmbajtje 70% të kakaos, është gjithashtu një aleat i mirë për lëkurën.

Redukton kollën: Ndër komponentët e çokollatës, është edhe teobromina, e cili vepron mbi nervin vagus, nervin kranial që shkakton kollë, duke e reduktuar refleksin e kollës.

Ngre humorin: Kjo është sigurisht “e mira” më e famshme. Kur një person është në depresion, i dekurajuar apo i stresuar, nuk ka gjë më të mirë se një copë çokollate e zezë për t’u ndjerë më mirë. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *