Home»Lifestyle»Shendeti»Osteoporoza, këto janë disa nga mënyrat e parandalimit të saj

Osteoporoza, këto janë disa nga mënyrat e parandalimit të saj

Osteoporoza është e njohur ndryshe si sëmundja kockore e grave, për arsye se shfaqet më tepër tek femra në krahasim me meshkujt. Gjithashtu, është vënë re se shfaqja e saj është më e lartë pas menopauzës. Faktorët gjenetikë, stili sedentar i jetesës, ushqimi me sasi të ulët të kalciumit, si dhe faktorët hormonalë akuzohen për shfaqjen e saj. Më i rëndësishëm pas menopauzës është niveli hormonal, ku rritja e përqendrimit të estrogjenit në gjak mendohet se ndikon në shfaqjen e osteoporozës, e cila nuk është gjë tjetër veçse pakësim i dendësisë kockore, por me ruajtje të raportit matriks:kockë. Vihet re rreziku i lartë për fraktura të kockave tek këta pacientë, sidomos në ato të kolonës vertebrale.

Por si mund të parandalohet osteoporoza?

Së pari, ajo që këshillohet është kryerja e rregullt e aktivitetit fizik. Ndryshimi i stilit të jetesës nga një jetë sedentare në një jetë aktive është parë të ketë mundësuar trajtim më efikas të osteoporozës, krahasuar me çdo trajtim tjetër, ushqimor apo medikamentoz.

Së dyti, trajtimi me anë të ushqimeve. Në këtë rast përmendim konsumimin e produkteve ushqimore të mëposhtme:

Qumështi – Ekziston një arsye pse qumështi është burimi numër një i kalciumit për fëmijët. Qumështi pa yndyrë do t’ju kushtojë 90 kalori, por do t’ju japë 30% të dozës suaj ditore të kalciumit.

Djathi – Vetëm sepse djathi është i mbushur me kalcium, nuk do të thotë që ju duhet të hani atë në mënyrë të tepruar. Vetëm disa kubikë të vegjël djathi përmbajnë më shumë se 30% të vlerës suaj të përditshme të kalciumit, kështu që duhet ta përdorim në mënyrë të moderuar. Shumica e djathrave përmbajnë një sasi të vogël të vitaminës D.

Vezët – Edhe pse vezët përmbajnë vetëm 6% vitaminë D të dietës suaj të përditshme, ato janë një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë këtë lëndë. Vitamina D ndodhet me shumicë kryesisht tek vezët me lëvozhgë ngjyrë kafe.

Salmoni – Salmoni është i njohur për përmbajtjen e acidit yndyror omega-3, që është i shëndetshëm për zemrën, por një pjesë e këtij acidi yndyror që ndodhet tek salmoni përmban më shumë se 100% të vitaminës suaj D. Pra konsumoni sa më shumë salmon për zemrën dhe kockat tuaja.

Spinaqi – Spinaqi do të jetë mënyra juaj e re e preferuar për të marrë sasitë e duhura të kalciumit. Një filxhan spinaq i gatuar përmban pothuajse 25% të kalciumit të dietës suaj të përditshme, plus fibra, hekur dhe vitaminë A.

Së treti, trajtimi medikamentoz, në të cilin përmendim marrjen e kalciumit ekzogjen, marrjen e kalcitoninës, bifosfonateve dhe hormoneve estrogjen. Më të preferuara dhe më efikase është parë të jenë bifosfonatet dhe estrogjeni, por kjo terapi duhet të vendoset pas vlerësimit radiologjik dhe të analizave të pacientit nga një mjek reumatolog, ndaj mos ngurroni të bëni një vizitë tek një mjek specialist i tillë për t’u informuar lidhur me shëndetin tuaj dhe mbi trajtimin e një sëmundjeje të tillë, si osteoporoza. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *