Home»Sport»Ndryshimi mes Var dhe Dag; si ndikoi teknologjia në fitoren e Francës

Ndryshimi mes Var dhe Dag; si ndikoi teknologjia në fitoren e Francës

Teknologjia gjithnjë e më shumë po zë vend në futboll dhe në fitoren 2-1 të Francës ndaj Australisë. Video asistente e arbitrit, Var bëri prezantimin e saj në tokën ruse. Të njëjtën gjë bëri edhe Dag, sistemi i zbulimit automatik. Dy burime që përcaktuan një rezultat dhe që kanë një shkallë të ndryshme ndikimi. Videoja arbitër, Vari u përdor për herë të parë për uruguajanin, Andrés Cunha për të dhënë një penallti në favor të Francës, për një shkelje ndaj Antoine Griezmann. Vari u krijua për të korrigjuar gabimet e pavëna re dhe për t’i dhënë një mundësi ekipit kundërshtar. Me këtë mundësi bashkojmë njeriun me teknologjinë. A ishte një gabim loja në minutën e 53-të? Jo, vihet re vetëm një prekje e lehtë që arbitri nuk e vuri re dhe aq më tepër për t’i dhënë një dënim maksimal. Por e këshillojnë nga kabina e Varit dhe ia ndryshojnë mendjen. Vendimi përfundimtar i mbetet njeriut. Ndryshe ishte në rastin e golit të dytë të Francës ku u përdor teknologjia e pastër pa ndikimin e gjygjtarëve kryesorë dhe atyre ndihmës. Zbulimi automatik i golave, Dagu dekretoi në minutën e 80-të që topi kishte kaluar plotësisht vijën e portës. Përdorimi i teknologjisë konfirmoi se topi hyri plotësisht dhe ekipi i arbitrave duhej vetëm të sigurohej. Megjithatë mbetet pyetja: a do të jetë teknologjia zgjidhja? Në këtë rast ka dyshime, por është e mirëpritur për t’i dhënë një mundësi ekipit të arbitrave për të ndryshuar gabime serioze.  / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *