Home»Bota»Miliarderi i “Tesla”-s provokon debat: Jam socialist

Miliarderi i “Tesla”-s provokon debat: Jam socialist

Miliarderi Elon Musk shkaktoi një lumë komentesh në “Twitter” të premten, kur e quajti veten socialist.

Gjithçka nisi kur Musk postoi një status për socialistët dhe socializmin.

“Ata që e quajnë veten socialistë, zakonisht janë depresivë, nuk kanë sens humori dhe ndjekin universitete të shtrenjta.

Fati e ka qejf ironinë”, shkroi ai, ndërsa i pyetur se në cilën kategori e fuste veten, u përgjigj: Socialist.

Kjo shkaktoi kritika te konservatorët, të cilët e kanë kritikuar në të kaluarën për mbështetjen te qeveria për sukseset e kompanisë së tij.

Tesla, p.sh. ka pasur humbje progressive, përveç rastit kur është mbështetur nga shteti i Kalifornisë.

Kompania ka marrë një kredi nga qeveria federale gjatë kohës së krizës, në 2009-n.

Javën e kaluar, një kompani e Musk-ut fitoi një ofertë me Bashkinë e Çikagos për të ndërtuar një linjë trenash të shpejtësisë së lartë në  Aeroportin Ndërkombëtar të O’Hare. / (TemA TV)

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *