Home»Magazine»Ligji britanik diskriminon përjetësisht fëmijët-femra, të Harry-it dhe Meghan Markle-s

Ligji britanik diskriminon përjetësisht fëmijët-femra, të Harry-it dhe Meghan Markle-s

Meghan Markle është feministe dhe qysh prej moshës 11 vjeçare mbron barazinë gjinore. Megjithatë në fisnikërinë angleze ka ende ligje që diskriminojnë gratë. Sipas revistës “People” ligji britanik i titujve të fisnikërisë dëshmon se, nëse princi Harry dhe Meghan Markle lindin vajza nuk mund të trashëgojnë titujt e fisnikërisë për një çështje gjinore. Titujt e Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it që iu dhanë nga Mbretëresha Isabela II në 19 maj, ditë kur u martuan, do mund të trashëgohen vetëm nga një djalë mashkull dhe nëse nuk kanë pasardhës mashkull titujt e tyre do të zhduken.

“Jam krenare që jam feminsite,” – u shpreh Markle në një konferencë në ditën ndërkombëtare të grave në Kombet e Bashkuara në vitin 2015. Duke mos mundur t’ua kalojë vajzave të saj titullin shkon kundër asaj që amerikania predikon dhe mbron, megjithatë në të kaluarën janë kryer ndryshime në respekt të trashëgimtarëve meshkuj dhe femra. Në vitin 2013 u miratua ligji i vazhdimësisë së Kurorës që vendos se rradha e lindjes përcakton edhe rradhën e vazhdimësisë së fronit pavarsisht gjinisë. Nëse ky ligj nuk do të kishte kaluar kur Kate Middleton ishte shtatzanë, princesha Charlotte do të kishte humbur vendin e katërt në linjë për kurorën në 23 prill 2018, ditë kur lindi i vëllai i saj më i vogël, princi Louis. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *