Home»Lifestyle»Ja pse gratë e forta dinë t’i përballojnë marrëdhëniet ndryshe

Ja pse gratë e forta dinë t’i përballojnë marrëdhëniet ndryshe

                 

1.Ato nuk kanë nevojë për një marrëdhënie që t’i “shpëtojë”

 

Gratë e forta janë rritur me bindjen   se askush nuk mund t’i shpëtojë, përveç se forcat e veta. Ata nuk  janë mbështetur  te askush dhe nuk do ta bëjnë këtë as tani. Kur ndodhen  në një marrëdhënie, gratë e forta  nuk e shohin kurrë  partnerin e tyre si dikush që do t’u sigurojë atyre stabilitet financiar ose emocional. Ato dëshirojnë të jenë me ju sepse ju duan për atë që jeni dhe sepse kjo gjë i bën të lumtura.

 

  1. Ato e dinë se çfarë duan

 

Kjo është një tjetër arsye pse gratë e forta kanë një qasje tjetër ndaj marrëdhënieve. Ato i dinë qëllimet dhe pikësynimet e tyre dhe punojnë për t’i bërë ato realitet. Edhe nëse dikush mund t’i ketë lënduar në të kaluarën, ato e përdorin këtë përvojë për të mësuar se çfarë duhet të kërkojnë nga një partner. Ato tashmë e dinë atë që nuk duan dhe nuk do ta humbasin kohën e tyre për një marrëdhënie jo të shëndetshme.

 

  1. Ata i shohin marrëdhëniet si partneritet

 

Gratë e forta nuk presin që partneri i tyre t’u japë atyre diçka tjetër përveç se pak nga jeta e tyre. Ato dëshirojnë të jenë përkrah një personi që do t’i  motivojë  të bëhen njerëz edhe më të mirë. Një grua e fortë nuk do të kërkojë kurrë  më shumë se aq sa  është e gatshme ose e aftë të ofrojë vetë.

 

  1. Ato dinë t’i kontrollojnë emocionet e tyre

 

Edhe në kohë të vështira, gratë e forta  dinë  si të reagojnë në mënyrë të pjekur, dhe si të kontrollojnë dhe të përballojnë emocionet e tyre. Ajo gjithmonë do ta përballojë  situatën si e rritur, me tiparet e një njeriu të pjekur dhe me  respekt ndaj partnerit të saj. Ajo kurrë nuk do të lejojë që ndjenjat e forta të ndërhyjnë me gjykimin e saj.

 

5.Ato nuk kanë frikë nga konflikti

 

Gratë e fuqishme do të jenë të hapura për diskutim dhe kurrë nuk do të përpiqen ta shmangin një çështje, pa marrë parasysh se sa te pakëndshme mund të jenë ato. Ato gjithashtu nuk do të lejojnë që zemërimi të pengojë në rrugën e  një diskutimi konstruktiv, por sigurisht që as nuk do të përulen. Ato do të bënin më të mirën  e tyre për të zgjidhur një problem dhe do të jenë të gatshme të kalojnë shumë kohë duke folur për atë.

 

6.Ato ia mbathin nga negativiteti

 

Ato nuk janë tolerante nëse gjërat bëhen tepër të komplikuara. Një grua e fortë dëshiron të jetë me një person pozitiv dhe lartësues, i cili nuk do ta tërheqë poshtë në dështimet e veta. Ajo do të përpiqet të shpëtojë nga errësira, sepse  ka kaluar mjaft, dhe tashmë preferon të qëndrojë në diell.

 

  1. Ato kanë qëllimet dhe ëndrrat e tyre

 

Një grua e fuqishme nuk pret nga partneri i saj mbshtetje financiare. Ajo do të punojë shumë për të fituar para dhe për të ndërtuar karrierën e saj. Ajo gjithashtu do që ju të keni qëllime në jetë dhe kjo do ta bëjë atë personin më të lumtur. Ajo do të të mbushë me gëzim dhe do t’ju mbështesë, kurrë nuk do të lejojë që ju të largoheni nga rruga e drejtë./Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *