Home»Galeri»Foto»Foto historike të para nga një këndvështrim tjetër

Foto historike të para nga një këndvështrim tjetër

                        

Në qoftë se një foto vlen sa një mijë fjalë, fotot historike kanë vlerë shumë më tepër se aq.  Një foto e bukur e bërë në të shkuarën, na bën të udhëtojmë në kohë, duke na krijuar mundësin që të përjetojmë një moment të veçantë, për të cilin është vështirë që thjesht të imagjinosh.

Ne mblodhëm disa foto të mahnitshme që  kanë kapur momente për të cilat  ia vlen të reflektojmë. Të gjitha fotot janë të vërteta, pa asnjë montim  apo  çensurim.

1.Ushtarët amerikanë duke ju thënë lamtumirë të dashurave të tyre para se të nisen për në Egjipt, në vitin 1963.

                           

 

2.Olive Oatman ishte një 13-vjeçare e cila po udhëtonte drejt perëndimit, drejt Sionit, në 1851. Në rrugën e saj, ajo u kap nga indianët Yavapai, të cilët vranë familjen e saj dhe e bënë atë robinjën e tyre. Ajo jetoi si skllave për një vit përpara se të shkonte në  Mohave, të cilët i bënë tatuazhin në fytrë dhe e rritën si fëmijën e tyre. Edhe pse ajo ishte e lumtur në mesin e Mohave, në moshën 19-vjeçare ajo u kthye përsëri në shoqërinë e të bardhëve. Ajo u bë menjëherë e famshme, por çmimi i famës ishte i lartë dhe dhimbja e fëmijërisë së saj të prishur zgjati gjatë gjithë jetës.

                                          

 

3.Foto e çuditshme e Luftës së Dytë Botërore: Femrat gjermane përgatiten për inspektim nga mësuesja e palestrës.

                             

4.Një familje amerikano-ukrainase feston vdekjen e Stalinit, 1953.

                                                 

5.Epoka e harruar e shkollave të hapura në Holandë, 1957.

                                   

6.Gratë që protestonin për Hixhabin e detyrar, pak ditë pas revolucionit në Iran, 1979.

                          

7.Të burgosurit gjermanë të luftës në kampet amerikane, prezantohen me pamje nga kampet gjermane të përqendrimit, 1945.

8.Duke përdorur një thikë tradicionale japoneze, 17-vjeçari Yamaguchi, vrau politikanin socialist Asanuma në Tokio, skenë  kjo që  u kap në televizion, drejtpërdrejtë në vitin 1960.

                           

9.Presidenti i SHBA Lyndon Johnson dëgjon një kasetë të dërguar nga kapiten Charles Robb (djali i tij) nga Vietnami, 1968.

10.Gratë e astronautëve të misionit Apollo 8, në çastin kur dëgjuan zërat e burrave të tyre nga orbita, 1968.

11.Ushtari i Ushtrisë së Kuqe me një kotele gjatë Luftës së Dytë Botërore.

                                          

/Bota.al

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *