Home»Lifestyle»Fjalët prekëse të një nëne beqare për djalin e saj, që tregojnë se sa e madhe është dashuria e një nëne

Fjalët prekëse të një nëne beqare për djalin e saj, që tregojnë se sa e madhe është dashuria e një nëne

“Përherë i kam thënë vetes: “Nuk kam qenë adoleshentja e parë që kam mbetur shtatzënë dhe nuk do të jem as e fundit”. Unë të kisha ty, përpara se të merrja patentën e makinës. Të kisha ty përpara se të ëndrrat e mia. Të kisha ty përpara se të kisha veten. Ndërkohë që unë të rrisja ty, edhe ti më rrisje mua.

Ti më njohe që në momentin e parë që më pe dhe re në dashuri me mua, kur unë të flisja. Këtë mund ta kuptoja se si më shikoje për të ndjekur zërin tim, edhe në një grumbull tepër të madh njerëzish.

Isha vetëm 16 vjeçe në atë kohë dhe kam bërë edhe unë disa gabime, por kurrë nuk do të pendohem për ty, dashuria ime. Bota mund të na trajtojë ndryshe. Ata mund të thonë se unë jam tepër e re për të qenë mamaja jote. Asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Ky është rrugëtimi ynë dhe fillon që tani. Në këtë rrugëtim nuk ka vend për justifikime, për gabime, dhe më e rëndësishmja, nuk ka vend për të parë në të shkuarën.

Ne e kemi bërë jetën tonë të funksionojë, sepse ne kemi punuar fort për të qenë bashkë një familje. Kushedi sa herë të kam thënë: “Biri, fike radion, se kam provime këtë javë dhe dua të silles mirë”. Të kam thënë edhe: “Kam dëgjuar për problemet e tua, ndaj eja të ulemi dhe të flasim bashkë. Nuk ka gjë që nuk mund ta zgjidhë dot një nënë për fëmijën e vetë”.

Unë e di që e ke të vështirë të mos e kesh babanë pranë, por unë që jam nëna jote do të të bëj të ndihesh më mirë, kur të lëndohesh. Do të të ndihmoj të ngrihesh, sa herë të ndihesh i dobët. Do të të edukoj dhe do të të dua pafundësisht. Do të të kërkoj vetëm të duash sikur nuk do të humbasësh asgjë, të udhëheqësh sikur nuk do të ndjekësh asnjë dhe të thuash të vërtetën në çdo ditë të jetës tënde.

Duhet të dish se është diçka normale të qash dhe se asnjëherë nuk do të jesh shumë i madh për nënën tënde që të të këshillojë në ato momente. Unë do të të them: “Të dua” çdo ditë, sepse asnjëherë nuk e dimë se çfarë na rezervon e nesërmja.

Së fundmi, ime më më ka thënë se unë isha modeli i mamasë që ajo do të donte të ishte. Pasi qava për pak kohë, m’u kujtove ti sërish, sepse ti më ke ndihmuar ta shikoj prindërimin si diçka të thjeshtë. Unë jam versioni më i mirë i vetes sime, sepse jam bekuar me një fëmijë perfekt si ti. Përderisa po afron ditëlindja jote e 18-të, unë dua të të uroj të mos jesh kurrë i inatosur, të mos jesh kurrë i ftohtë, sepse unë do të dua gjithmonë dhe dashuria nuk do të mungojë asnjëherë”.

Philicia Baugh Pringle

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *