Home»Rretherrotull»Fenomeni ‘deja vu’ dhe arsyeja e shfaqjes

Fenomeni ‘deja vu’ dhe arsyeja e shfaqjes

Profesori skocez Akira O.Connor mendon që ky fenomen është vetëm një kontrollim i fakteve nga truri ynë. Për të dëshmuar këtë teori, Dr. O’Connor udhëhoqi një seri eksperimentesh që përfshinin vënien artificiale të déjà vu-së.

Metoda përdorej duke ju treguar pjesëmarrësve një numër fjalësh të lidhura nga një koncept i harruar. Menjëherë pasi u thuheshin fjalët pjesëmarrësve të hulumtimit, hulumtuesit i pyesnin ata nëse kishin dëgjuar një fjalë me ‘s’ në të dhe përgjigja ishte negative. Sidoqoftë më vonë kur u bëhej pyetja e njëjtë, pjesëmarrësit më së shumti thanë ‘gjumë’ (sleep). Ata filluan të mendojnë se ata e kishin dëgjuar këtë fjalë sepse ishte sekuencë e përafërt logjike.

Truri i pjesëmarrësve mbi interpretonte kujtimet e tyre, duke i bërë të ndjejnë çaste të déjà vu-së menjëherë pas kësaj. /Lajmi.net/

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *