Home»Motivuese»Burri i mençur

Burri i mençur

Njerëzit vizitonin një burrë të mençur duke u ankuar për të njëjtat probleme pa pushim. Një ditë, ai vendosi t’u tregonte një shaka dhe ata të gjithë shpërthyen në të qeshura.

Pas disa minutash, ai u tha atyre të njëjtën shaka dhe vetëm pak prej tyre buzëqeshën.

Pastaj ai u tregoi të njëjtën shaka për të tretën herë, por askush nuk qeshi apo buzëqeshi më.

I mençuri buzëqeshi dhe u tha: “Ju nuk mund të qeshni me të njëjtën shaka pa pushim. Atëherë, përse qaheni gjithmonë për të njëjtin problem?”

Shqetësimi nuk do të zgjidhë problemet tuaja, por do të harxhojë kohën dhe energjinë tuaj.

/ bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *