Home»Bota»Arrestohet në Gjermani shefi i madh i ‘Audit’

Arrestohet në Gjermani shefi i madh i ‘Audit’

Administratori i Përgjithshëm i kompanisë gjermane të prodhimit të makinave, ‘Audi’, Rupert Stadler është arrestuar sot në Gjermani si pjesë e një hetimi mbi mashtrimin e shkarkimit të gazeve.

Prokurorët e Mynihut thanë në një deklaratë se Stadler ishte ndaluar për shkak të shqetësimeve mbi provat e mundshme të manipulimit.

Nicolai Laude, një zëdhënës i kompanisë ‘VW’, që është kompania mëmë e ‘Audi’-t,  konfirmoi se Stadler ishte arrestuar, por ai nuk pranoi të komentojë më shumë mbi hetimin, raporton CNN.

Ai tha se bordi mbikëqyrës i kompanisë do të diskutonte për këtë çështje ditën e sotme.

“Parimi i prezumimit të pafajësisë vazhdon të zbatohet ndaj z. Stadler,” shtoi ai në një deklaratë.

Arrestimi vjen vetëm disa ditë pasi Gjermania vendosi një gjobë prej 1 miliardë eurosh (1.2 miliardë dollarë) ndaj kompanisë ‘VW’ (VLKAY) për manipulimin e shkarkimit të gazrave të motorit të naftës të makinave të shitura në të gjithë botën.

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *