Home»Bota»VIDEO/ Momenti tronditës: Burri shtypet nga elefanti

VIDEO/ Momenti tronditës: Burri shtypet nga elefanti

Ky është momenti tronditës kur një elefant ndjek një burrë i cili po notonte në ujë, dhe më pas e shtyp atë për vdekje.

Pamjet amatore të filmuar me telefon, shfaqin një burrë që është futur në ujë duke menduar se do t’i shpëtojë elefantin që i është vërsulur.

Dhe derisa po mundohej të ikte duke dalë nga ujë, ai lëndon nyjen e këmbën dhe rrëzohet në tokë.

Por, më pas atij i vijnë në ndihmë disa miq që e ngrenë në këmbë.

Megjithatë kur e kuptojnë se elefanti nuk e ka ndërmend të largohet, ata e braktisin duke e lënë të vetëm, veprim ky që i kushtoi jetën pasi elefanti e shtyp për vdekje.

Ngjarja ndodhi në Seraikela Kharsawan në pjesën lindore të Indisë (TemA)

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *