Home»Lifestyle»“Ti je zgjedhja ime më e mirë në jetë”. Letra emocionuese e një mashkulli për bashkëshorten

“Ti je zgjedhja ime më e mirë në jetë”. Letra emocionuese e një mashkulli për bashkëshorten

“Të jetoje për mua ishte njësoj si një lojë me zjarrin. Nuk kam qenë asnjëherë një fëmijë i disiplinuar, as një adoleshent i edukuar dhe as një i rritur i vëmendshëm. Nuk e kam planifikuar ndonjëherë jetën time, por i kam lënë dyert hapur për gjithçka që më priste. E më prisnin shumë gjëra. Kam përjetuar nga pak çdo gjë. Kam bërë plot gabime. Mund të them se gabimet ishin specialiteti im. Dhe tani, me pak më tepër pjekuri dhe gjykim në kokën time, kam kuptuar më në fund sa fatlum jam.

Ndoshta nuk e shihja të qartë një fakt të tillë më përpara, sepse, për dikë që ka ndryshuar shumë, të krahasosh jetët është diçka jo e mençur. Kam qenë vërtet ndryshe, por nuk kam ndryshuar asnjëherë. Çdokush që ka menduar se isha ndryshe, mund të dalë e të thotë se tani kam ndryshuar dhe kam nxjerrë në pah fytyrën time të vërtetë, por nuk është kështu. Unë jam po i njëjti si më parë, vetëm se kam kuptuar tashmë gjërat e rëndësishme të jetës sime. Dhe tani, unë jetoj jo vetëm për veten time, por edhe për personat me vlerë për mua.

Zgjedhja ime instinktive ke qenë ti, dhe as jam menduar e as kam dyshuar përpara se të të zgjidhja. Sot jam i lumtur. jo se më parë nuk kam qenë, por tani është një ndjesi ndryshe. Shumë njerëz kalojnë gjithë jetën në kërkim të dashurisë së vërtetë dhe nuk e gjejnë, ndërkohë unë u vonova për ta vlerësuar dashurinë tënde të pastër e të sinqertë, ashtu siç e konsideroj sot.

Ti je e jashtëzakonshme. JJe personi që i ka dhënë kuptim jetës sime, që më ka treguar rrugën e duhur dhe më ka dhënë përkujdesje të pafundme. Nuk i ke vënë asnjëherë në diskutim ëndrrat e mia, por i ke mbështetur ato. Nuk më ke braktisur asnjëherë, edhe pse je ndeshur me mjaft të meta të miat në gjithë kohën që kemi kaluar bashkë.

Ne vuajmë bashkë, qeshim bashkë dhe i kalojmë bashkë uljet dhe ngritjet e jetës sonë. Sot, teksa e shoh pas jetën time, nuk dua të ndryshoj asgjë. Jeta që unë jetoj sot, është e bukur, sepse ti ke qenë dhe je zgjedhja ime më e mirë.

Të falenderoj për gjithçka që ke bërë dhe po bën për mua!”.

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *