Home»Zodiak»Shenjat më me fat. Horoskopi, E Enjte 23 Maj 2018

Shenjat më me fat. Horoskopi, E Enjte 23 Maj 2018

Dashi

Mund të jeni ndjerë si të vënë poshtë prej emocioneve të vështira prej pak kohësh, dhe mund t’ju jetë dukur sikur çdo hap që hidhni, ishte i rëndë dhe i pavendosur.

Ju mund të mos keni qenë në gjendje që të tregoni me gisht një faktor që jua shkaktonte këtë humor, por nuk dini se si ta zhbëni.

Por duhet të filloni të ndjeni një ndryshim domethënës në mënyrën si ndiheni sot. 

Gjithçka do ju duket më shpresëplotë. Mund të mos jeni në gjendje të kuptoni as pse ndiheni kështu, por shumë shpejt do ta bëni.

Demi

Diçka po nis të marrë kuptim në mënyrë të thellë, Dem. Edhe pse ajo që po shihni mund të bjerë ndesh me realitetin si e perceptoni ju, tani mund ta nuhasni të vërtetën.

Kjo mund të ketë të bëjë me një marrëdhënia, e cila prej pak kohësh ju ka bërë konfuzë.

Mund të keni patur disa ide dhe pritshmëri përreth këtij personi, por tani mund të filloni të kuptoni se perceptimi juaj ka qenë pak jashtë realitetit.

Ky kuptim i gjetur rishtaz duhet të hapë portat e komunikimit dhe të rezultojë në një lidhje më të mirë.

Binjakët

Mund të jeni përfshirë në një situatë që ju vë në siklet. 

Ndoshta shpresoni që të mund ta  kaloni sa më shpejt këtë periudhë, por nuk mundeni.

Megjithatë, nuk do të zgjasë përgjithmonë, Binjakë, dhe ka një qëllim pozitiv në atë që po kaloni aktualisht.

Nëse e pranoni këtë dhe punoni për të, dhe vërtetë përpiqeni të nxirrni mësimet që ju paraqiten, eksperienca nuk do të jetë kaq e keqe.

Përpiquni të përfytyroni të ardhmen e afërt – kur do të mund të zbatoni me sukses atë që po krijoni sot si eksperiencë.

Gaforrja

Mund të keni shumë prioritete në këto momente, Gaforre, por mund të shihni se përpara do keni kohë edhe më të ngarkuara.

Mund të jeni duke vrarë mendjen se si do të mund t’i bëni, dhe ky është shqetësim serioz.

Por në vend që të lejoni një vështirësi të ardhme t’ju stresojë sot, filloni të gjeni një mënyrë si ta zgjidhni.

Shihni nëse mund të shtyni sa të mundeni, të delegoni, apo të eleminoni ato ngarkesa që s’janë të nevojshme.

Nëse jeni krijues, mund të gjeni një mënyrë që të hyni në këtë periudhë të ngarkuar me më pak stres dhe më shumë efikasitet.

Luani

Mund të jeni prapa qoshes prej disa premtimeve që keni dhënë, bashkë me një ndjesi detyrimi.

Tani jeni pas qoshes dhe nuk keni një ide si të dilni.

Dikush mund të mbështetet tek ose mund të presë të përmbushni premtimet, por ndoshta nuk jeni në gjendje të plotësoni ato që duan.

Çfarë mund të bëni, Luan? 

Mund të bëni më të mirën dhe të kënaqeni që bëtë aq sa mundët. Ose mund të shpjegoheni dhe të kërkoni mirëkuptim. 

Por edhe mund të tërhiqeni fare. Sido që të jetë, trajtojeni veten me drejtësi dhe mos i bini shumë më qafë.

Virgjëresha

Mund të jeni duke nisur një projekt apo mision shumë të rëndësishëm.

Përderisa është një gjë thellësisht personale, mund të ndjeheni të stresuar për ta bërë si duhet dhe të keni sukses.

Mund të mendoni që mbyllja në vetvete dhe eleminimi i shpërqëndrimeve është mënyra më e mirë, por përpjekja për ta bërë të mundur mund të jetë në vetvete shumë stresuese.

Ju nuk mund të izoloheni nga gjithçka dhe nuk mund të planifikoni për çdo zhvillim të mundshëm.

Pajtohuni me faktin që do të ketë shpërqëndrime, por mund të jeni të shkujdesur. Një qasje mendjehapur ju ën fitues.

Peshorja

Sado të mëdhenj në moshë të jeni, ju jeni duke gjetur diçka që ju ka magjepsur dhe lënë konfuzë në të kaluarën.

U desh kohë dhe eksperiencë, dhe ndoshta disa pendesa për të arritur në këtë kuptim, por mund të duket sikur është shumë vonë për të vënë në zbatim atë që ke mësuar.

Fatmirësisht, dita e sotme do ju sjellë shanse për të shfrytëzuar urtësinë që keni përftuar.

Mund të jetë një shans i dytë i vërtetë për lumturi jetëgjatë.

Akrepi

Yjet nuk diktojnë fatin tuaj, Akrep. Ata ju ofrojnë një gjurmë që mund ta ndryshoni apo refuzoni sepse keni vullnet të lirë. 

Mund të gjeni disa gjëra në rrugën tuaj, por varet nga ju se si do të përballeni me to, apo nëse do përballeni me to.

Një moment që ndryshon jetën është i mundur tani.

Ju jeni pranë një udhëkryqi. Njëra degë ju ofron një rrugë të kollajtë, por tjetra ofron mundësinë e realizimit të një ëndrre. Varet nga ju kë do të zgjidhni, por mos harroni se me forcën e brendshme që keni, gjithçka është e mundur.

Shigjetari

Një kohë stresi dhe ndoshta frike po merr fund. Ju keni hequr shumë në një pjesë të jetës personale, dhe ndoshta fajësoni veten.

NDoshta po i thni vetes se duhej të kishit bërë më mirë, dhe ndoshta mund të jeni të zemëruar që lejuat dëshirën tuaj për diçka, që të ndërhyjë në logjikën tuaj dhe arsyen e shëndoshë; dhe kjo ka shkaktuar gjithë atë traumë.

Por edhe ju mund të tundoheni të ndiqni një ëndërr që duket pranë, dhe për këtë nuk duhet të keni aspak turp.

Dhe Shigjetar, edhe pse nuk funksionoi këtë herë, mund të ndodhë në të ardhmen.

Bricjapi

Vetëm se thoni gjithë fjalët e duhura dhe i flisni dikujt në mënyrë të sjellshme, nuk do të thotë që e bindni.

Edhe nëse personi buzëqesh dhe thotë PO, apo JO, në momentet kur ju prisni të veprojë kështu, sërish nuk do të thotë që ju ka kuptuar.

Mbajeni këtë në mendje sot Bricjap, pasi mund të keni një informacion shumë të rëndësishëm për t’i komunikuar dikujt.

Mund të duan t’ju kënaqin dhe të bëjnë sikur ju kuptojnë, edhe nëse nuk ju kuptojnë. Bëni kujdes të siguroheni që ju kanë kuptuar.

Ujori

Në këtë moment, Ujor, suksesi në një fushë të caktuar të jetës suaj mund të ngjajë i brishtë dhe i paarritshëm.

Keni një ide të mjegullt të asaj që doni, por s’keni ide konkrete se si ta arrini.

Nuk ka problem, sepse të dish çfarë do është të paktën gjysma e betejës. Por nëse niseni në diçka, sigurohuni që të zhyteni të gjithë në këtë eksperiencë, të mësoni sa më shumë, të mbesni mendjehapur, dhe mbi të gjitha të shijoni udhëtimin.

Pa gjithë këto, destinacioni nuk do të jetë dhe aq magjik.

Peshqit

Pas shumë stresi dhe vështirësish, një partneritet duket sikur më në fund po shkon në drejtimin e duhur.

Keni kaluar shumë vështirësi dhe ankth së fundmi me një person, por tani mund të keni besim se gjërat kanë ndryshuar.

Ndoshta ka ndodhur, por mbase jo aq shumë sa besoni ju.

Njerëzit nuk ndryshojnë por ata mund të mësojnë se si të ndryshojnë sjelljet e këqia.

Por kjo kërkon kohë. Nuk ndodh brenda natës, kështu që mos prisni të ndodhë. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *