Home»Zodiak»Sa xhelozë jeni, sipas shenjës tuaj të Horoskopit

Sa xhelozë jeni, sipas shenjës tuaj të Horoskopit

Xhelozia është një nga ndjenjat më të këqija që mund të përjetohet në jetën e dikujt. Sipas astrologjisë, ka shenja zodiakale që kanë më shumë gjasa të jenë posesive dhe irracionale.

Ndër të gjitha ndjenjat që një person mund të përjetojë në jetën e tij, më e vështirë për t’u pranuar është ndoshta xhelozia.

Ajo shkaktohet kur ke frikë të humbësh një person të rëndësishëm dhe kur ndihesh i kërcënuar nga diçka e jashtme. Është e pakontrollueshme, eksplozive dhe “e nxehtë” dhe nuk ka asnjë mjet efektiv për ta ndaluar atë.

Megjithatë, disa njerëz janë kanë prirje të natyrshme që të jenë më posesivë. Astrologjia ju tregon se kush janë shenjat më xheloze të zodiakut.

Dashi – Dashi është një shenjë e fortë dhe krenare dhe kur tradhtohet nuk mund të bëjë ndryshe por të lëshojë zemërimin e tij në skena shpërthyese. Në rastin e tij, në vend të xhelozisë, mund të flitet për zemërim dhe impulsivitet, dy gjëra që e bëjnë atë të ziejë përbrenda dhe të paarsyeshëm.

Demi – Demi është një shenjë jashtëzakonisht kokëfortë që, në marrëdhëniet e dashurisë, nëse nuk ka siguri, nuk beson se mund të vazhdojë. Ai është shumë xheloz, sidomos kur partneri nuk arrin të japë prova materiale për ndjenjën e tij dhe në të njëjtën kohë edhe jashtëzakonisht besnik.

Binjakët – Binjakët kanë ironi, humor dhe pozitivitet të lindur, xhelozia nuk është me të vërtetë në akordet e tyre. Kur ata tradhtohen, mund ta shohin qartë situatën dhe pastaj e çdramatizojnë situatën me të qeshura. Sipas këndvështrimit të tyre, askush nuk duhet të ketë të drejtën e shkatërrimit të jetës së tyre.

Gaforrja – Gaforrja është shenja më posesive e zodiakut, është e lidhur me njerëzit që duan me këmbëngulje, aq shumë për t’i konsideruar ato si pjesë integrale të jetës së saj. Më mirë të mos e tradhtoni besimin e saj nëse nuk doni të përfundoni duke argumentuar për ditë të tëra duke zbuluar të kaluarën.

Luani – Luani, në vend që të jetë xheloz, është egocentrik, ai duhet të jetë gjithmonë “sundimtari” i marrëdhënies. Kur partneri tregon një rënie të lehtë të interesit, nuk ndjehet i ofenduar aq shumë për shkak të dyshimit se kanë qenë të tradhtuar, por më tepër për faktin se ai nuk është më në qendër të vëmendjes.

Virgjëresha – Virgjëresha është një shenjë racionale me sa duket, por në realitet ka një pafundësi pasigurish. Pikërisht për shkak se nuk ka vetëvlerësim është xheloze. Shpesh, megjithatë, logjika nuk fiton në dashuri dhe kjo është arsyeja pse ata që lindin nën këtë shenjë ndihen përjetë të mposhtur.

Peshorja – Peshorja ka një konceptim shumë të ligjshëm të dashurisë dhe gjithmonë përpiqet të bëjë gjënë e duhur në shoqërinë e partnerit. Kur gjen “gjysmën tjetër të mollës”, ajo e mbron atë me çdo kusht me xhelozinë e saj të çmendur. Më mirë të mos e sfidoni atë.

Akrepi – Akrepi është “Don Zhuani” me i madh dhe për të nuk ka asgjë më të mirë se sa të magjeps dhe t`i marrë mendjen dikujt me fjalët e tij. Është një shenjë që nuk e mohon tradhtinë dhe prandaj planifikon mënyrën e të menduarit edhe ndaj të tjerëve. Kjo është arsyeja pse ai është shumë xheloz dhe e sheh partnerin e tij gjithmonë me dyshim.

Shigjetari – Shigjetari është spontan, instiktiv dhe kaq naiv sa që gjithmonë i jep besim të plotë partnerit. Nuk është xhelozi klasik, edhe pse përballë zhgënjimeve mbetet shumë keq. Optimizmi i tij i lindur, megjithatë, i lejon atij të vazhdojë me një buzëqeshje.

Bricjapi – Bricjapi është një shenjë shumë racionale dhe paqësore madje përballë zhgënjimeve duket se mbetet plotësisht indiferent. Reagimi i tij ndaj tradhtisë është mbyllja e të gjitha dyerve pa dhënë asnjë shpjegim, në realitet, prapa kësaj forme të blinduar, shtypet xhelozia e tij e madhe.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *

SHARE

Sa xhelozë jeni, sipas shenjës tuaj të Horoskopit

Send this to a friend