Home»Horizonti.al»Mite e Legjenda»Qyteti i varrosur nën Ohër

Qyteti i varrosur nën Ohër

Liqeni i Ohrit llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në mbarë botën. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5 milion vjet. Liqeni u krijua nga një shembje e tokës. Këtë e vërtetojnë aktivitetet e shumta tektonike si dhe ekzistenca e një mali prej 100 metrash nën nivelin e liqenit. Liqeni i Ohrit eshte nje nga terheqjet e shumta per turiste vendas dhe te huaj.

Kur Zoti krijoi Liqenin e Ohrit, ai tha: “Kam krijuar vendin më të bukur në botë, por njerëzit janë shumë mëkatarë për të jetuar në paqe në brigjet e këtij liqeni. Pra, unë do të dërgoj një përbindësh. Askush nuk e dinte se çfarë përbindëshi ishte, por të gjithë ishin të frikësuar dhe askush nuk kishte guximin të jetonte pranë liqenit. Një ditë, një djalë i quajtur ‘Strugë’ shkoi drejt liqenit dhe u zhyt në ujë për t’u përleshur me përbindëshin. Ishte një luftë deri në vdekje. Në fund të saj, përbindëshi e fitoi betejën dhe e përpiu të riun. Pas kësaj ngjarje njerëzit e zonës vendosën të sfidojnë përbindëshin. Ata gjetën guximin për të ndërtuar një fshat në bregun e liqenit, duke e quajtur atë, në nder të heroit, Strugë.


Ekziston edhe një histori e vërtetë nga pala shqiptare. Ajo flet për një qytet të varrosur nën Liqenin e Ohrit që i përket fisit Enkelejdas të Ilirisë. Mbetjet e këtij qyteti gjenden nën ujë. Legjenda thotë se një tërmet, shkaktoi zhytjen e qytetit nën ujë. Legjendat e bëjnë këtë liqen të vjetër edhe më interesant./Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *