Home»Horizonti.al»“Piloti automatik” i ndërgjegjes. Pse nuk jemi gjithmonë në kontroll të mendjes dhe trupit tonë?

“Piloti automatik” i ndërgjegjes. Pse nuk jemi gjithmonë në kontroll të mendjes dhe trupit tonë?

Çfarë ju vjen në mendje kur shikoni fragmentin e fjalës ‘‘D_tari „? Me shumë mundësi asgjë. Po në qoftë se më parë ju them fjalen“Lundron”? Tani, nëse rishikoni fjalën “D_tari” padyshim që e plotësoni hapësirën bosh me “Detari”. Ky proces quhet ‘parapërgatitje’.

Ne parapërgatitemi në prani të fjalëve ose veprimeve që janë të lidhura me koncepte të tjera në trurin tonë. Në qoftë se do të kishit parë fjalën “Intim” në vend të “Lundrim” më sipër, ju me siguri do ta kishit plotësuar atë si “Ditar” dhe jo “Detar”.

Kjo tendencë ndikon jo vetëm në mënyrën si mendojmë por edhe se si veprojmë. Ashtu si mendja manipulohet nga një fjalë apo koncept, trupi mund të “mashtrohet” pothuajse në të njejtën mënyrë. Një shembull për këtë janë mimikat e pakontrollueshme të fytyrës kur përjetojmë emocione pozitive apo negative.

Ky process na vërteton se nuk jemi gjithmonë të ndërgjegjshëm dhe në kontroll të veprimeve, gjykimeve apo zgjedhjeve që bëjmë. Përkundrazi, ne jemi në mënyrë konstante të ndikueshëm nga kultura dhe shoqëria në të e cilën jetojmë.

Për shembull, një ekperiment I bërë nga Kathleen Vohs provon se koncepti I ‘parasë’ I bën njerëzit të prirur për veprimtari individuale. Kjo kategori njerëzisht ka më pak probabilitet të përfshihet në punën në grup, të ndihmojë të tjerët apo me pak akoma, të jetë vartës. Një nga konstatimet e eksperimentit të Vohs-it është se jetesa në një shoqëri ku nevoja për para është një domosdoshmëri, do ta shtyje mendjen njerëzore gjithmonë e më larg altruizmit. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *