Home»Enciklopedike»Peshkaqenët dëgjojnë vetëm xhaz

Peshkaqenët dëgjojnë vetëm xhaz

Një studim në Universitetin Macquarie në Sydney zbuloi se peshkaqenët mund ta dallojn xhazin – nëse do tu ofrohej ushqim sigurisht.

Në një studim të botuar nga ‘Njohja e Kafshëve’, studiuesit, të udhëhequr nga Catarina Vila Pouca, trajnuan peshkatarët e portit Jackson që të notonin aty ku luhej xhazi, për të marrë ushqim në këmbim. Mendohet se peshkaqenët kanë mësuar të shoqërojnë muzikën, sepse iu është hedhur shpesh ushqim nga anijet me turist, për të tërhequr peshkaqenët në ekspeditat me zhytje ne kafaz – studimi tregon se ata mund t’i mësojnë shpejt këto marifete.

Testi u bë më kompleks me shtimin e muzikës klasike – kjo i hutonte peshkaqenë, të cilët nuk mund të dallonin jazzin nga klasikja. “Ishte e qartë se peshkaqenë e dinin se duhej të bënin diçka kur luhej muzika klasike, por ata nuk mund të kuptonin se ata duhej të mbanin një ritëm tjetër”, tha studiuesi Culum Brown. “Detyra është më e vështirë nga sa tingëllon, sepse peshkaqenët duhet të mësonin se vende të ndryshme ishin të lidhura me një zhaner të veçantë të muzikës, e cila më pas u shoqërua me një shpërblim me ushqim. Ndoshta me më shumë trajnime, ata do ta kishin kuptuar edhe këtë.”

Vila Pouca shtoi: “Peshkaqenët përgjithësisht nënvlerësohen kur bëhet fjalë për aftësitë e të mësuarit – shumica e njerëzve i shohin ato si kafshë të pamenduara dhe instinktive. Megjithatë, ata e kanë trurin  vërtetë të madh dhe janë padyshim shumë më të zgjuar se sa i vlerësojmë në të vërtetë. “/The Guardian-Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *