Home»Keshilla»“Një femër inteligjente është pafundësisht tërheqëse”. Disa thënie për femrat inteligjente…

“Një femër inteligjente është pafundësisht tërheqëse”. Disa thënie për femrat inteligjente…

“Asgjë nuk krahasohet me një bisedë të bukur me mendjen e bukur të një femre”.

“Mos bëj sikur nuk është e vërtetë, edhe ti e pranon se inteligjenca është seksi dhe një femër inteligjente është pafundësisht tërheqëse”.

“Inteligjenca e një femre më duket tërheqëse. Sensi i saj i humorit më duket tërheqës. Ndjeshmëria e saj më duket tërheqëse”.

“Bukuria e një femre mund të jetë e rrezikshme, por inteligjenca e saj mund të jetë vdekjeprurëse”.

“Gjëja më e bukur në botë është të jesh e zgjuar, e matur dhe bujare. Çdo gjë tjetër është e kotë, më beso. Është e kotë që njerëzit të përpiqen të të bindin për gjëra pa vlerë. Mos i merr për bazë mendime të tilla. Ji e zgjuar, e matur dhe bujare”.

“Femra, asnjëherë mos e minimizoni inteligjencën tuaj. Budallallëku nuk është tërheqës. Integriteti, dinjiteti dhe urtësia janë treguesit e vërtetë të bukurisë”.

“Gjëja më tërheqëse tek çdo person është inteligjenca. Kjo vlen sidomos për femrat. Unë e respektoj këdo që ka tru dhe e di si ta përdorë atë, se sa dikë që ka një fytyrë apo një trup të bukur”.

“Koha zbeh çdo bukuri të fytyrës apo trupit, por ajo nuk e zbeh dot inteligjencën. Me kohën, një femër e bukur nuk mbetet më e bukur. Ndërsa një femër inteligjente, me kalimin e kohës bëhet edhe më inteligjente dhe tërheqëse”.

“Harroje bukurine. A mundet që një femër të të bëjë të lumtur me zgjuarsinë e saj? Nëse po, dije se ke gjetur femrën e duhur”.

“Unë e urrej kut femrat bëjnë si budallaqe, sepse mendojnë se ashtu duken mirë. Inteligjenca është tipari më tërheqës i çdo femre”. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *