Home»Rretherrotull»Lajm i keq për pijedashësit: Mendohuni mirë para çdo gllënjke!

Lajm i keq për pijedashësit: Mendohuni mirë para çdo gllënjke!

Një gotë alkool në ditë  mund t’ju shkurtojë jetën. Sipas një studimi të bërë së fundmi i cili është bazuar tek sjellja e 600.000 alkoolistëve zbuloi se të pish 5 deri në 10 pije alkoolike në javë redukton jetën e një njeriu me 6 muaj.

Njerëzit që janë edhe më të varur dhe konsumojnë deri në 18 pije në ditë mund të humbasin deri në 5 vite jetë.

Pirja e alkoolit është e lidhur me një risk pak më të reduktuar të ç’rregullimeve të zemrës, por shkencëtarët thonë se ky përfitim mbytet nga rreziqe të tjera që vijnë nga konsumimi i tij.

Ndonëse studimet e mëparshme kanë treguar se alkooli mund t’i bëjë mirë shëndetit tonë, rezultatet e fundit tregojnë të kundërtën.

Rekomandohet që si burrat ashtu dhe gratë të pijnë duhet të bëjnë kujdes për të mos e kaluar masën e lejueshme. Nëse s’hiqni dot dorë, atëherë pini më pak. Do të jetoni më gjatë dhe ka shumë gjasa të mos keni probleme kardiovaskulare./CNA

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *