Home»Uncategorized»Ky është burri që zbuloi një bunker nga Lufta e Dytë Botërore në kopshtin e pasëm të shtëpisë

Ky është burri që zbuloi një bunker nga Lufta e Dytë Botërore në kopshtin e pasëm të shtëpisë

Një burrë zbuloi një bunker të harruar të Luftës së Dytë Botërore në kopshtin e tij të pasëm.

Chris Scott, nga Middlesbrough, e bëri zbulimin pasi vendosi të  vështronte më nga afër  atë që ai supozonte se  ishte vetëm një pusetë kullimi.

40-vjeçari kërkoi ndihmën e një ndërtuesi vendas, Tony Sizer, i cili e ndihmoi atë të kullonte hapësirën, dhe të dy u habitën kur gjetën një bunker prej betoni të ngurtë, me dy dhoma dhe  shkallët e daljes së emergjencës.

     

Chris i tha gazetës së mbrëmjes: “Ajo thjesht dukej si një mbulesë kullimi.

“Fqinjët kishin përmendur një bunker por unë nuk kisha menduar më për këtë.”

“Po flisja me ndërtuesin për këtë, ndërkohë që  po pinim një çaj në kopsht dhe thashë: ‘Ejani të shikojmë!’

“Ne ishim vërtet të tronditur nga madhësia e saj.”/LB-Bota.al

 

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *