Home»Horizonti.al»Kubi i Rubikut mbush 44 vjeç

Kubi i Rubikut mbush 44 vjeç

Është ndoshta lodra shkencore më e njohur dhe me më shumë sukses. Kubi i Rubikut, një gjëegjëzë mekanike tridimensionale u ideua në vitin 1974 nga skulptori dhe arkitekti Ernö Rubik. U konceptua fillimisht për të ndihmuar nxënësit e arkitekturës dhe për të marrë një perspektivë vizuale të tri dimensioneve. Në vitet 80 suksesi i kësaj lodre arriti kuota të pabesueshme si tek të rinjtë ashtu edhe tek publiku i rritur, duke e shndrruar në lodrën më të shitur në botë (me më shumë se 350 milionë njësi). Kjo gjëegjëzë lejon 43.252.003.274.489.856.000 kombinime dhe falë një algoritmi më modern është e mundur ta zgjidhësh vetëm me 20 lëvizje.
Ernö Rubik ishte profesor në Budapest, Hungari kur në vitin 1974 i shkoi ndërmend të ndërtonte një figurë tridimensionale si një mjet mësimdhënieje për nxënësit. Ideja e arkitektit ishte të krijonte një kub, pjesët e të cilit të mund të lëviznin pavarsisht se figura mund të thyhej. Në maj të atij viti Rubiku, 29 vjeç, përfundoi prototipin dhe e prezantoi në klasë, pa e imagjinuar se modeli do të shndrrohej në një dukuri botërore.
Figura kishte 27 pjesë prej druri dhe çdo prej tyre përbëhej nga tre blloqe të lëvizshme, secili i formuar nga tri kube. Ndërtimi ishte sfidë: Rubiku kërkonte të lidhte pjesët me fasheta plastike, por ato u thyen. Disa ditë më vonë gjeti një zgjidhje. Kubat mbaheshin nga akse qëndrore që në të njëjtën kohë u lejonte atyre të rrotulloheshin. Arkitekti ngjiti letër me ngjyra të ndryshme në kuadratet e çdo ane dhe më pas filloi t’i rrotullojë blloqet. Bëhej fjalë për një mekanizëm të pa parë më parë. Kthimi i kësaj gjëegjëze në statusin origjinal me ngjyra të rregullta ishte një sfidë tjetër. Edhe pse mund të duket e pamundur, iu desh një muaj për ta zgjidhur. Duke patur parasysh se kubi ka 43 milionë kombinacione ishte një sfidë.
Kubi pati një sukses kaq të madh mes nxënësve, saqë vitin pasardhës ai duke qenë edhe skulptor vendosi t’i marrë një patentë, e cila iu miratua në fillim të vitit 1977. Në atë vit kooperativa “Politechnika”, e cila prodhonte kryesisht lojëra shahu, filloi të prodhonte lodrën e re me plastikë në vend të drurit dhe e shiti me emrin “kubi magjik”. Kjo lodër ishte në të gjitha dyqanet e Hungarisë, por duke qenë një vend socialist do të ishte e vështirë tregtimi jashtë vendit. Historia ndryshoi kur një tregtar i quajtur Tibor Laczi, i apasionuar pas matematikës, zbuloi kubin , ndërsa po pinte një kafe në një restorant, kur pa një kamarier të luante me të dhe iu duk një mrekulli. Në pak kohë u bashkua me Rubikun për t’i folur për mundësinë e biznesit që kishte kjo lodër 3D, nëse shitej jashtë vendit. Në vitin 1979 Laczi mori pjesë në një panair ndërkombëtar të lojërave në Nuremberg, Gjermani në të cilin ekspozoheshin risitë dhe ku lidheshin kontaktet tregtare. Nuk u prezantua si një ekspozitor zyrtar, kaloi nëpër panair duke luajtur me kubin dhe në fund foli me britanikun Tom Kremer, themelues i sipërmarrjes Seven Towns Ltd. Duke parë lodrën sipërmarrësi, ekspert në lojëra, nuk pati asnjë dyshim mbi mundësitë e kësaj loje, kështu që vendosi ta liçensonte për të filluar një shpërndarje botërore. Në pak kohë Kremer arriti që shoqëria amerikane “Ideal Toy” ta merrte përsipër. Në fillim shoqëria merikane filloi ta shiste si “kubi magjik”, por më vonë vendosi ta ndryshonte emrin e ta quante si “nyja gordiane”, por i shkoi ndërmend që kjo lodër duhej të mbante emrin e krijuesit të vet, kubi i Rubikut.

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *