Home»Horizonti.al»Kina njofton se do të mbulojë me pyje pothuaj ¼ e vendit, deri në vitin 2020

Kina njofton se do të mbulojë me pyje pothuaj ¼ e vendit, deri në vitin 2020

Me objektivin për ta shndrruar Kinën në një eko-qytetërim, autoritetet po punojnë që pyjet të mbulojnë afërsisht ¼ e vendit deri në 2020. Planet nuk po shkojnë keq. Deri më sot janë mbjellë deri 13 milionë hektarë. Ripyllëzimi filloi pas viteve 90 me stuhitë që shkaktuan dëme në materiale dhe qindra të vdekur dhe është një plan shumë ambicioz për shtetin kinez. Me titullin “Green is gold: the strategy and actions to China´s ecological civilization”, është një plan që ka në qendër moton “një shtëpi e bukur nën një qiell të kaltër dhe në një tokë jeshile, me ujë të pastër është ëndrra e çdo qytetari kinez dhe për këtë arsye është qendra e ëndrrës kineze”. Këtë koncept qeveria e ka instaluar në ekonomi, politikë, kulturë dhe zhvillim social të vendit. Objektivat e saj janë që 23% e sipërfaqes së saj të jetë e mbuluar nga pyje para se të vijë dekada e re. Punimet vazhdojnë dhe deri më tani kanë mbërritur deri në 21%, vetën 2 pikë poshtë objektivit të përcaktuar. Megjithatë plani ka më shumë objektiva; të ruajë konsumimin e ujit që prêt ta zogëlojë në 23%, por që është pak më poshtë, në 18%, ruajtja e emetimeve të CO2 për njësi të prodhimit të brendshëm bruto. Tetër objektiv është edhe ulja drastike e konsumit të energjisë që parashikohet në 15%. Me këtë pritet edhe ruajtja e niveleve të ndotjes në qytete në mënyrë që qytetarët të mund të shfrytëzojnë një 80% të ditëve të vitit me kushte të mira ajri.

“Duhet të braktiset ideja se njeriu mund të pushtojë botën, – shprehet zëvendëspresidenti i shoqatës për promovim të eko-qytetërimit kinez, Zhu Guangyao. – Duhet të bëhen përpjekje për të jetuar në harmoni me natyrën dhe për të avancuar në një modernizëm dhe për të bashkëjetuar.” / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *