Home»Rretherrotull»Ja edhe një thashethem nga dasma mbretërore

Ja edhe një thashethem nga dasma mbretërore

Martesa e Meghan Markle dhe Princit Harry ishte pak a shumë perfekte, por ngjarjet para saj ishin një rrëmujë e vërtetë – pjesërisht falë Thomas Markle.

Babai i Meghan u shiti paparacëve fotografi të vetes dhe përfundoi duke anuluar planet për ta shoqëruar drejt altarit. Kjo e detyroi Meghan të nxirrte këtë deklaratë: “Gjithmonë jam kujdesur për babanë dhe shpresoj që atij t’i jepet hapësira që i duhet për t’u fokusuar tek shëndeti i tij”.

Atëherë, a bisedoi ndopak dukesha e Sussex me babanë e saj gjatë ditës së madhe? Me sa duket, jo. Një burim i tha US Weekly se ish aktorja e Suits “nuk foli me babanë” në Martesën Mbretërore, pavarësisht se ishte “e shkatërruar” që ai nuk do e shoqëronte drejt altarit (e bëri Princi Çarls).

Ndërkohë, ThomasMarkle iu bashkua pjesës tjetër të botës që pa bijën e tij tek martohej dhe i tha TMZ të shtunën: “Vogëlushja ime duket shumë e bukur dhe shumë e lumtur. Sa do të doja të isha aty dhe u uroj gjithë dashurinë dhe lumturinë”. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *