Home»Lifestyle»Ja cilat janë 8 sjelljet e një mashkulli të dashuruar marrëzisht

Ja cilat janë 8 sjelljet e një mashkulli të dashuruar marrëzisht

Meshkujt dhe femrat e shprehin dashurinë dhe përkujdesjen në mënyra të ndryshme, sepse të dyja gjinitë mendojnë në mënyra të ndryshme. Në përgjithësi femrat janë më të ndjeshme, ndërsa meshkujt të tregojnë se janë më të fortë. Kjo do të thotë, se meshkujt e tregojnë dashurinë në mënyrë ndryshe nga mënyra se si e tregojnë femrat. Më poshtë do të lexoni 8 sjelljet e një mashkulli të dashuruar marrëzisht me një femër.

  1. Ai të dëgjon me vëmendje. Në përgjithësi janë femrat dëgjuese të mira, por ndodh që meshkujt kur dashurojnë vërtet, të jenë dëgjues dhe këshillues të mirë duke u bërë dëgjues aktivë në bisedat me femrën që duan. Kjo duhet të japë sigurinë se ai është i tërhequr nga ty.
  2. Ai bën sakrifica për ty. Të bësh sakrifica për veten është e lehtë, por një mashkull i dashuruar bën sakrifica edhe për femrën që do. Madje, nëse ai ka në dorë diçka për lumturinë e saj, e bën atë gjë edhe duke vendosur lumturinë e saj mbi të tijën.
  3. Ai të tregon dobësitë e tij. Është e rrallë që një mashkull të flasë për pikat e tij të dobëta, por nëse ai e bën me ty, apo tregohet edhe i ndjeshëm përballë një situate kur jeni bashkë, dije se ai ndjen për ty dhe nuk e ka problem ta shohësh në një gjendje të tillë të dobët (thuajse gjithë meshkujt e kanë këtë problem me këdo).
  4. Ai të pëlqen edhe në ditët e tua më të këqija. Besoj edhe vetë e ke provuar se sa e vështirë është të dukesh bukur, kur je e trishtuar. Një mashkull që të do, do të të bëjë të ndihesh mirë dhe do të pëlqejë edhe në ditët e tua më të vështira.
  5. Ai është krenar për ty dhe nuk e ka për turp ta tregojë. Në dashuri, një mashkull nuk ndihet në siklet ta thotë se sa krenar është për ty. Për çfarëdo gjë që do të arrish, ai do të lavdërojë duke të bërë të ndihesh krenare dhe e elumtur.
  6. Ai lufton me ty. Për çdo problem që do të shfaqet, ai do të gjendet përherë pranë dhe jo vetëm që do të ofrojë mbështetjen e tij, por edhe do të të ndihmojë me gjithçka që ka në dorë për të ta lehtësuar problemin dhe stresin tënd.
  7. Ai lufton për ty. Nuk është fjala për luftë në kuptimin e parë të fjalës. Ai lufton për të të pasur në jetën e tij dhe për të mos humbur, pasi është i vetëdijshëm se sa vlen ti dhe nuk do kurrsesi të jetojë pa të pasur ty pranë.
  8. Ai i trajton familjarët dhe miqtë e tu me respekt. Nëse ai sheh se dikush është i rëndësishëm për ty, ai person bëhet i rëndësishëm edhe për të. Arsyeja është e thjeshtë: një mashkull i dashuruar pas teje nuk dëshiron të të lëndojë duke mos i respektuar miqtë dhe familjarët e tu.

Komentoni

1 Comment

  1. 05/23/2018 at 12:07 — Reply

    Mjaft na u hoqet si “njerez te urte” qe i dini te gjitha! Ashtu si zjarri nuk i ngjan tymit dhe hirit ashtu dhe njerezit nuk jane njelloj! Nuk mund t’i veshesh njerezve te njejtin numur kepuce!

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *