Home»Magazine»Letersi»Ismail Kadare: Pushtimi i Çekosllovakisë

Ismail Kadare: Pushtimi i Çekosllovakisë

Poezia e Ismail Kadaresë është një prej zhvillimeve më novatore në vjershërimin shqip gjatë një gjysmë shekulli. Ajo shprehu vendosmërinë e shkrimtarëve të brezit të viteve ’60 për të realizuar qëllime estetike të ndryshme prej paraardhësve.

Pushtimi i Çekosllovakisë

Disfatistët, pasi e shajnë sa për zakon,
Thonë: megjithatë, i fortë është Ivani,
Për një natë Çekinë e shtiu në dorë,
Për një natë i doli matanë.

 

Kjo është një lloj si t’admirosh banditët,
Që natën një vejushë sulmojnë në periferi,
Se e ve ish Çekia. Udhëheqësit i kish
Në kurbet? Në vdekje? Më keq – në tradhti.

 

Atë natë, thonë, s’punuan radarët.
S’qenë radarët, difekt kish ndërgjegjja e kombit.
Praga në pranga, Praga në pranga.
Antihimni i ri në kllapi gjëmonte./Bota.al

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *