Home»Teknologji»Google dëshiron të ndihmojë të verbërit. Ja cili është plani

Google dëshiron të ndihmojë të verbërit. Ja cili është plani

Lookout është një aplikacion i ri që përdor identifikimin nëpërmjet  imazhit dhe inteligjencën artificiale për të përshkruar një skenë përmes kamerës së një telefoni. Google njoftoi se aplikacioni do të prezantohet në konferencën vjetore  këtë javë.

Deri tani Google thotë se ka qenë duke e testuar aplikacionin dhe se do ta nxjerrin në treg në fund të këtij viti.

Nëse ecni afër një kantieri ndërtimi me një aparat Android të mbajtur në dorë ose të varur rreth qafës, të drejtuar nga jashtë, Lookout do të zbulojë njerëzit dhe objektet si dyert e ashensorit dhe do të  lexojë tekstin pranë objekteve. Aplikacioni nuk kërkon lidhje interneti.

 

Google thotë se Lookout është projektuar për t’i mbajtur përdoruesit të anzhornuar me atë që po ndodh pa i bombarduar me informacione. Ajo përshkruan vetëm artikujt më të rëndësishëm. Nëse një person dëshiron të ndalojë transmetimin, ata vendosin një dorë mbi kamerën ose i japin një trokitjeje për ta ndalur aplikacionin.

 

“Ajo për të cilën njerëzit e verbër kanë nevojë, është mbushja e ditës me informacion,” -tha Erin Lauridsen. “Shumë herë mënyra se si këto gjëra promovohen dhe gjenerojnë kapital janë të gjitha për të bërë ‘të shohin’ të verbërit, por në të vërtetë ka të bëjë me marrjen e informacionit vizual dhe përkthimit e tij  në informacion jo-vizual”.

 

Google nuk është kompania e parë që përdor inteligjencën artificiale dhe smartfonët për të ndihmuar të verbërit. Mikrosoft ka një aplikacion të ngjashëm.

 

Aplikacioni i Mikrosoftit mund të lexojnë tekstin e shtypur ose të shkruar me dorë, të përshkruajnë ngjyrat dhe të njohin vlerën e monedhës. Ndryshe nga Google Lookout, ky aplikacion ka një komponent të njohjes së fytyrës. Pra duke drejtuar telefonin te një person, ai e përshkruan atë dhe thotë se sa larg është. Nëse e keni trajnuar aplikacionin për të njohur fytyrat, do t’ju tregojë emrin e personit. (Google tha se mund të shtojë njohjen e fytyrës për Lookout në të ardhmen)./CNN-Bota.al

 

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *