Home»Magazine»Gay Talese: “Cirk, dramë, suspansë. Amerika e sotme është si një serial televiziv”

Gay Talese: “Cirk, dramë, suspansë. Amerika e sotme është si një serial televiziv”

Shkrimtari: «Sa hipokrizi kundër Trump. Është një President që po mban premtimet. I pëlqen njeriut të mesëm, që nuk bën asgjë interesante përveçse kur vret ndonjë apo vdes»

«Amerika po përjeton një fazë hipokrizie që ka pak precedentë në historinë e saj». Mos e bëni të nisë të diskutojë për erën e trumpizmit, përndryshe shpikësi i «New Journalism» Gay Talese do t’ju marrë shpirtin.

 

Kur është zgjedhur, ju keni thënë se Trump përfaqësonte thelbin e Shteteve të Bashkuara. E mendoni akoma?  

«Patjetër. Mishëron gjithçka që gazetarët e rritur  me privilegje dhe me kultin e korrektësisë politike nuk arrijnë ta shikojnë».

 

Domethënë?  

«Një njeri egoist dhe i vrazhdë. Jo i rrugës, por që vjen nga rruga. Nga kantieret e ndërtimit e babait të tij, ku punëtorët dërsijnë, mallkojnë dhe shohin femrat. Kush punon në media, ka studiuar në universitetet elitare, bën avokatin në Uashington, nuk ka as idenë më të vogël sesi është bota reale. Ata qenë të afeksionuar me profesorin e dekorit Barack Obama, që e kishte transformuar Shtëpinë e bardhë në një klasë Harvardi. President ideal, baba ideal, që kishte zgjedhur të ishte zezak, pasi ishte lindur nga një grua e bardhë, por kishte vendosur të martohej me një zezake. Inteligjente, edhe ajo e diplomuar në Princeton. Kurse tani gjenden përballë një President “redneck” dhe pallues. Shumë të tjerë kanë qenë, nga vëllezërit Kennedy tek Martin Luther King. FBI-ja e dinte, por atëhere nuk thuhej. Por nga Trump nuk pranohen qëndrime të tilla dhe shpresojnë që për t’i shpëtuar të mendojë prokurori Mueller. E shikojnë si Moisiun. Është çmenduri, pasi është një njeri plot paragjykime. Si John Edgar Hoover, kreu i FBI-së në kohën e vëllezërve Kennedy dhe Martin Luther King. Si të gjithë njerëzit e FBI-së».

 

Kështu, sipas jush, mbretëron hipokrizia?  

«Hipokrizi totale. Trump është një figurë mrekullisht false. Një njujorkez i pafytyrë, si Rudy Giuliani apo avokati i tij Cohen. Vjen nga bota e ndërtuesve, rrufianë, pallues. Përreth tij ka lindur një industry urrejtësish, gazetarë të panjohur që janë bërë celebritete. E kritikojnë, por është fati i tyre. pa të, do të kishin bllokun e shënimeve në dorë».

 

Ama Neë York, bashkë me California, është zemra e rezistencës.  

«Sepse është një qytet liberalësh, njerëz të arsimuar që bëjnë një mal me para, por nuk e thotë. Kurse vlerat e Trump identifikohen me pasurinë. Ai e shpërfill dhe ndoshta nuk është as e vërtetë, duke qenë se fsheh deklarimin e të dhënave. Në Neë York për një njeri të tillë mund të kenë simpati vetëm punëtorët dhe varfanjakët».

 

Ndoshta kjo shpjegon antipatinë e gazetarëve ndaj Trump, por pse nuk e kanë kuptuar votuesit e tij?  

«Janë të rinj, intelektualë, duan të qëndrojnë afër njerëzve inteligjentë. Vishen sikur të ishin ende në kolegj. Nuk duan ta kalojnë kohën me njerëz të mërzitshëm, injorantë, të paedukatë dhe paranojakë si amerikani mesatar. Amerikani që nuk jeton në dy brigjet nuk bën asgjë interesante, përveçse kur vret ndokënd apo vdes. Ama është i precut sepse lodhet që të jetojë dhe nuk e di as nëse do të arrijë t’u ofrojë fëmijëve të tij një jetesë më të mirë. Kush mund t’i paguajë shkollat private prej 40000 dollarësh në vit, përveç avokatëve dhe gangsterëve të Ëall Street? Sot historia amerikane është kjo: kaos, dramë, suspansë. Njëserial shoëqë luhet përpara syve tona, ditë dhe natë».

 

Po arrin Trump ta ndryshojë Amerikën?  

«Është Presidenti i parë që ka pranuar të takohet me liderin koreanoverior, ka ulur taksat, po realizon gjëra domethënëse. Pavarësisht, i duhet të luftojë çdo ditë me kë dëshiron ta shkatërrojë. Ndoshta nuk e priste të fitonte, por tani që ka fituar po bën ato që ka premtuar».

 

Ka paguar një pornostar për të heshtur lidhur me marrëdhënien e tyre. Pse votuesit e tij i falin gjithçka?  

«Sikur burrat të mos shikonin gratë, nuk do të ekzistonte më popullsia botërore, bile as edhe qytetërimi. Kështu është. Burrat duhet të jenë agresivë. Nuk them përdhunues apo vrasës, port ë paktën jo të dobët. Kurse tani, me lëvizjen #MeToo, kemi të gjithë këta burra të dënuar në ferr. Disa e meritojnë, si për shembull Harvey Weinstein, por në mes ka përfunduar edhe Tom Brokaë, autori i dashur i “Gjeneratës më të madhe”. Sikur në këtë vend të kishin rregullin sipas të cilit vetëm shenjtorët mund të zgjidhen në poste publike, askush nuk do të zgjidhej. Amerikanët e falin Trump sepse është si ta. Një grua e zakonshme e di se në fund të ditës burri del më shokët për të shikuar femra të zhveshura dhe të fryhen me birrë. Ndoshta nuk është stili i festuar të premten në mbrëmje tek mbledhjet e Rotary Club, por ama është jeta e vërtetë. Sot vetëm shkrimtarët e fiction kanë kurajën për ta treguar realitetin, qofshin Roth, Franzen, Carol Oates apo kë preferoni. Romancierët të thonë sesi janë burrat, gratë, adulterët. Gazetarët jo: kritikojnë të tjerët, pir harrojnë pisllëkun që kanë në shtëpi. Amerika e sotme është kështu: cirk. Ndoshta jo një gjueti shtrigash, por sigurisht një fazë hipokrizie që ka pasur pak paralele».

 

A mos po e përçan vendin Trump lidhur me temat raciale?  

«E pse? Obama çfarë ka bërë për zezakët? Chicago, qyteti i tij, është kryeqyteti i kaosit. Siç e thotë Kanye West, zezakët e dinë se demokratët nuk i kanë përmirësuar jetët e tyre».

 

Po emigracionet? Muri? Hispanikët?  

«Qyteti më racist në Amerikë është New York. Nuk jemi në Birmingham e vitit 1965, por kemi shkolat e segreguara: pasanikët shkojnë në ato private, të varfërit në ato publike. Pastaj është segregimi banesor, pasi nuk na pëlqen të rrimë me atë që nuk është si ne. Amerikanët predikojnë barazinë dhe drejtësinë, por nuk e praktikojnë. Sikur të kishim pasur ndershmëri dhe integritet, do t’i abrogonim shkollat private për të garantuar që të gjithë të arësimohen në të njëjtën mënyrë. Një gjë tjetër që e qaj është shërbimi i detyruar ushtarak. Vinte në të njëjtin kapanon të diplomuarit e Harvardit dhe punëtorët, duke e përzier vërtet Amerikën. Por pasanikët e kanë hequr».

 

Si do të përfundojë ky reality shoë, komedi, tragjedi apo sukses?  

«Nëse Trump do të vritej – dhe shumë njerëzve nuk do t’u vinte aspak keq – apo nëse Mueller do të gjente pisllëqe mjaftueshëm për impeachment, gazetarët do të duhet të gjenin një punë tjetër. Në vend të tij do të vinte Pende, që është njeriu i nderuar më i mërzitshëm në botë».

 

Por përjashto gazetarinë?  

«E kam menduar gjatë dhe nuk e shikoj sesi trump mund të mbijetojë. Ama çdo ditë duket sikur shtëpia e tij është në flakë dhe ai mbijeton. Nëse bën paqen me Korenë, ndoshta fiton edhe Nobelin».

 

Domethënë ju e mbështesni?  

«Absolutisht jo. Nuk më pëlqen se ku po e çon vendin, por kjo nuk do të thotë të injorosh se po e çon atje ku do».

(nga La Stampa)

Përgatiti:

ARMIN TIRANA / bota.al

Komentoni

1 Comment

  1. cinapa
    05/27/2018 at 01:14 — Reply

    Per njerez fallco si autori Trump is bad president dhe thure lavde per nje president kukull si Obama, qe te kesh Harvardin nuk do te thote se je God , politikanet americane jetojne ne guacken e tyre te endrrave dhe nuk jetojne realitetin e popullit, kjo eshte aresyeja kryesore qe Trump fitoji, dhe jo pallavrat e Rusise apo ate qe autori shkruan.
    Populli e pranoji ate ashtu sic eshte por korrupsioni nuk do ta shikoje te verteten dhe mundohet ta sheqerosi me teori dhe morale qe njerezit jane te lodhur ta degjojne!!!!

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *