Home»Bota»Fotoja e Özil dhe Gundogan me Erdoganin zemëron Gjermaninë

Fotoja e Özil dhe Gundogan me Erdoganin zemëron Gjermaninë

Futbollistët e Premier League Özil dhe Gundogan, takuan presidentin turk gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Dy futbollistët gjermanë me prejardhje turke që paraqiten në  fotografi me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, kanë rindezur një debat mbi shtetësinë e dyfishtë dhe identitetit kombëtar në Gjermani, ndërsa vendi meret me  përpjekjet për të mbrojtur titullin e Kupës së Botës.

Mesfushorët Mesut Özil dhe Ilkay Gündoğan, të cilët aktualisht luajnë për Arsenalin dhe Manchester Cityn në Premier Ligë dhe që të dy janë të vendosur për të përfaqësuar vendin e tyre të lindjes në turneun në Rusi këtë verë, u kritikuan nga politikanët duke përfshirë kancelaren Angela Merkel, për takim me Erdogan gjatë vizitës së tij në Britani të Madhe.

 

Në një takim në hotelin Four Seasons të Londrës në mbrëmjen e së dielës, në të cilin morën pjesë edhe sulmuesi gjerman Eckon Cenk Tosun, lojtarët i dhanë bluza të nënshkruara të klubit drejtuesit të partisë Turke për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP). Bluza e dhënë nga Gündoğan, që mban pasaportë gjermane dhe turke, mbante mesazhin: “Për presidentin tim, me respektin tim”.

Trajnieri i ekipit të Gjermanisë, Joachim Löw, është shfaqur si një nga pak zërat mështetës në këtë  debat, duke thënë se njerëzit me prejardhje  emigrante,  ndonjëherë kanë “dy rrahje zemrash në gjoks”, gjë që “nuk ishte gjithmonë aq e lehtë për t’u pajtuar”. Löw tha se nuk kishte hezituar “as për një sekondë” për përfshirjen e këtyre dy lojtarëve në skuadrën e tij.

Disa gazetarë dhe politikanët të djathtë kishin bërë thirrje që Özil dhe Gündoğan të dëboheshin nga pala kombëtare. Sebastian Münzenmaier, një deputet i nacionalistëve të djathtë Alternative für Deutschland, tha se nëse dy lojtarët nuk do të ndalonin “së përkrahuri”  presidentin turk, “pala turke mund të presë dy lojtarë të rinj”. Lojtarët e futbollit nuk mund të kalojnë në ekipe kombëtare pasi kanë përfaqësuar një vend të nivelit të lartë./Bota.al

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *