Home»Magazine»Letersi»“Flas për të kujtuar sendet që vitet m’i fshinë nga sytë”

“Flas për të kujtuar sendet që vitet m’i fshinë nga sytë”

Markos Ana, ky është pseudonimi letrar i poetit që u dënua dy herë me vdekje e, më pas, me burgim të përjetshëm…

Nuk është çudi që veprimtaria letrare e poetit është e mbushur me emocion të përçartur duke vënë në qendër natyrën, jetën, vdekjen. Spanjolli i përket viteve ’60 e për të tjerat, flet vetë poezia e tij.

Jeta

Thomëni si është pema.

Si këndon lumi thomëni

kur zogjtë e mbulojnë.

 

Folmëni për detin. Për amzën

e fushave pa fund folmëni.

Për yjet, ajrin.

 

Tregomëni për një horizont

pa brava e pa kyçe,

si kasollja e një të varfri.

 

Thomëni si është puthja e gruas

Thomëni emrin e dashurisë,

se e kam harruar.

 

Netët a kanë akoma erëmimin

e dashnorëve që rrëqethen

prej pasioneve nën hëhë?

 

Apo s’ka mbetur veç kjo gropë,

vezullimi i një varri

dhe kënga e plloçave të mia?

 

Njëzet e dy vjeç… Dhe po harroj

përmasën e sendeve,

erën e tyre, ngjyrën.

 

Them në të errët  “Deti”, “Fusha”.

Them “Pylli” dhe e kam humbur

Gjeometrinë e pemës.

 

Flas për të kujtuar sendet

që vitet m’i fshinë nga sytë.

(S’mund të vazhdoj më. Po dëgjoj hapat e gardianit.)/Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *