Home»Keshilla»E dinit se cilëve persona nuk duhet t’u besoni në asnjë moment? Hidhini një sy kësaj liste…

E dinit se cilëve persona nuk duhet t’u besoni në asnjë moment? Hidhini një sy kësaj liste…

Jo gjithmonë arrijmë t’i identifikojmë personat, të cilëve mund t’u besojmë në jetën tonë, pasi personat e pabesë arrijnë t’i fshehin mirë qëllimet e tyre. Në listën e mëposhtme do të mund të lexoni pesë llojet e personavë që nuk duhet t’u besoni asnjëherë. Lexojini me vëmendje edhe cilësitë e tyre:

  1. Njerëzit që përdorin bukurinë e jashtme për të manipuluar ata që i rrethojnë.

Njerëzit e mirë janë në gjendje të besojnë shumë duke i treguar hapur defektet dhe dobësitë e tyre. Njerëzit fals janë më të interesuar për të treguar shprehi të ndryshme në mënyrë që të sigurojnë adhurimin dhe besnikërinë e të tjerëve, sidomos kur bëjnë gjëra të gabuara. Mos i beso dikujt që vlerëzon më tepër paraqitjen apo aspektin fizik në vend të ndershmërisë.

  1. Njerëzit që nuk kanë empati.

Njerëzit që nuk kanë empati, nuk janë në gjendje ta vendosin veten në vend të dikujt tjetër për të kuptuar se çfarë po përjeton ai person. Prandaj, ata tentojnë të jenë më arrogantë dhe më intolerant. Ata përqendrohen vetëm tek vetja dhe interesat e tyre personale, pa e marrë parasysh se si do të ndikojnë veprimet e tyre tek të tjerët. Tregohu i vëmendshëm dhe mos ia jep besimin tënd këtij lloji personash.

  1. Njerëzit që nuk respektojnë privatësinë e të tjerëve.

Ka mjaft njerëz që nuk e respektojnë privatësinë e të tjerëve. Këtu futen edhe ata që u tregojnë të tjerëve sekretet e miqve të tyre. Duhet të jesh i/e sigurtë se nëse dikush të tregon sekretet e dikujt, këtë gjë ai person do ta bëjë edhe me ty, ndaj mos i beso njerëzve të tillë në mënyrë kategorike.

  1. Njerëzit narçistë.

Narçistët duan të jenë në qendër të vëmendjes dhe në çdo moment duan të ndihen të vlerësuar nga të tjerët. Ata do të të afrohen e do të të bëjnë komplimente për të marrë të tilla komplimente edhe mbrapsht. Por kur gjërat të shkojnë keq, do të ta vendosin ty fajin për gabimet e tyre, do të të bëjnë ty t’i mbash gjithë përgjegjësitë dhe do ta nxjerrin veten e tyre si viktima të situatave. Këta njerëz duan thjesht të kënaqin egon e tyre dhe nuk janë aspak të besueshëm.

  1. Njerëzit e pavendosur ose të paqendrueshëm.

Nuk ke për t’i kuptuar asnjëherë qëllimet e vërteta të tyre. Nuk dihet nëse janë në anën tënde, apo nëse duan të të bëjnë keq. Është e pamundur të mbash një raport të shëndetshëm me këta persona, pasi me ta nuk ke asnjëherë siguri, por vetëm pikëpyetje dhe dyshime. Këta njerëz ndryshojnë mendim nga dita në ditë dhe mund të të lënë në baltë edhe në rastet, kur do të kesh më tepër nevojë për ta. Nuk ka besim apo reciprocitet në marrëdhëniet me ta, ndaj largohu sa më parë për të qenë i/e sigurtë. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *