Home»Rretherrotull»Deri në një vit burg për burrin që goditi kamarieren në të ndënjura

Deri në një vit burg për burrin që goditi kamarieren në të ndënjura

Imagjinoni  sikur shtroni dhe pastroni tavolinat në një restorant, dhe përpiqeni  të fitoni aq sa duhet për të paguar qiranë, faturat, për të mbajtur veten  gjallë, e në fund të merni si shpërblim  një klient që ju jep një shuplakë në të pasme.

Këto nuk janë vitet 1950 dhe ajo që ndodhi nuk ishte aq e pafajshme.  Jamye Adair, kamariere e një restoranti në New York, goditet në të ndënjura nga  Clarence Locke, pak pasi i shërbëu atij menunë në tavolinë.

Ajo çfarë e bën situatën akoma më të tmërrshme është fakti që ai e bëri këtë gjest gjatë kohës që gruaja e tij, po, gruaja e tij, ishte në tualetin e restorantit.

25-vjeçarja ka më shumë se 5 vjet që punon në këtë restorant.

Ajo tha: “E gjithe kjo situatë  me ka shokuar. Nuk me ka ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë. Klienti dhe bashkëshortja e tij hynë brenda së bashku.”

“Unë ngriva e tëra. U vura në siklet sepse më erdhi e papritur. Vetëm i thashë menaxherit ta nxirrte atë nga restoranti, por më pas erdhën policët dhe e arrestuan.”

“Shumë gra përjetojnë situata të tilla çdo ditë dhe nuk është aspak e drejtë. Unë nuk bëra asgjë të gabuar dhe nuk e meritoja atë trajtim.”

Direkt pas kësaj ai u arrestua nga policia dhe  u akuzua për prekje me forcë, gjë e cila mund të çojë deri në një vit (maksimumi) prapa hekurave ose 3 vjet lirim me kusht nëse Locke shpallet fajtor./LB-Bota.al

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *