Home»Lifestyle»Shendeti»Çfarë është virusi Nipah?

Çfarë është virusi Nipah?

Një epidemi në Indi vret të paktën 3 njerëz

Të paktën tre njerëz në Indi kanë vdekur nga një virus i njohur si virusi Nipah; vdekjet kanë ndodhur në Kerala, një shtet në jug të Indisë. BBC raporton se  dyshohet se janë edhe 6 vdekje si dhe 25 njerëz të hospitalizuar me simptoma të një infeksioni. Infeksioni nga virusi Nipah është një sëmundje në zhvillim që u identifikua fillimisht në vitin 1999 gjatë një epidemie mes rritësve të derrave në Malajzi dhe Singapor, kjo sipas burimeve të Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC). Virusi mendohet se natyralisht prek lakuriqët e frutave (llojin Pteropus), por gjithashtu mund të prekë edhe derrat si dhe kafshë të tjera shtëpiake edhe njeriun. Virusi mund të përhapet edhe nga njeriu tek njeriu. Virusi Nipah mund të shkaktojë inflamacion të trurit të njohur si encefalit. Simptomat mund të jenë temperaturë, dhimbje koke, përgjumje, çorientim dhe konfuzion. Njerëzit që preken nga ky virus mund të bien në komë brenda 48 orëve. Sipas OBSH virusi mund të jetë vdekjeprurës me një përqindje prej 75% . Infeksionet tek njeriu me virusin Nipah në Indi dhe në Bangladesh lidhen me konsumimin e linfës së palmave të kontaminuar nga lakuriqët e frutave dhe nga kontakti me lakuriqët. Nuk ka ndonjë medikament për të trajtuar sëmundjen dhe nuk ka asnjë vaksinë. “Aktualisht po përqendrohemi në parandalimin e përhapjes së sëmundjes, përderisa  trajtimi është i kufizuar,” – u shpreh për BBC në 21 maj Rajeev Sadanandan, sekretar shëndeti në Kerala. / bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *