Home»Horizonti.al»Çfarë është trapanimi?

Çfarë është trapanimi?

Është një procedurë kirurgjikale, në të cilën hapet një vrimë në kafkë duke përdorur turjela me dorë, prerje dhe heqje. Trepan vjen nga greqishtja (trypan) që do të thotë krimb. Trapanimi është një term i vjetër që është përdorur për më shumë se 5000 vjet duke e bërë një nga procedurat mjeksore më të vjetra të njohura për njeriun. Sipas “Surgical Neurology International” më shumë se 1500 kafka të shpuara ose 5-10% të kafkave të gjetura në periudhën neolitike (filloi 12 000 vjet dhe mbaroi 4000 vjet më parë); janë gjetur që nga Europa dhe Skandinavia në Amerikën Veriore; nga Rusia dhe Kina në Amerikën Jugore, sidomos në Peru. Në Ande shpimet u shfaqën rreth 200 -600 para krishtit. Ky trajtim ishte i përhapur shumë në shek 16.

Pse praktikohej kjo procedurë?

Në kohët e lashta shpimet përdoreshin si një trajtim për disa shqetësime si dëmtimet në kokë, mund të jenë përdorur për të trajtuar dhimbjen, disa shkencëtarë mendojnë që ka qenë një praktikë e përdorur për të nxjerrë shpirtrat nga trupi gjatë ritualeve. Shumë herë personi mund të mbijetonte dhe të shërohej pas procedurës. Një shembull i një procedure të pasuksesshme është ajo e një gruaje mesjetare që vdiq gjatë shtatzanisë. Gruaja kishte shenjat e një vrime me përmasa prej 4.6 milimetër në diametër. “Hipoteza jonë është se gruaja shtatzanë të ketë vuajtur nga preeklamsia ose eklampsia (në të dy rastet tension i lartë në shtatzani) dhe ajo është trajtuar me këto shpime për të lehtësuar presionin intracranial,” – shkruhet në studimin e publikuar në Maj 2018 në “Journal World Neurosurgery”. Pavarsisht ndërhyrjes gruaja nuk mbijetoi dhe ajo vdiq me fetusin në mitër.

Pse aplikohet sot?

Shpimet tek kafkat e njerëzve aplikohen edhe sot, por sot marrin emrin kraniotomi. Në këtë procedurë një kirurg heq një pjesë të kockës së kafkës për të patur akses tek truri për të trajtuar lezione në tru si dhe tumoret. Pjesa e kockës së kafkës zëvendësohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Në disa raste njerëzit e aplikojnë edhe vetë, disa e kanë përdorur “për t’u ndriçuar” apo për t’i ardhur në ndihmë sëmundjeve mendore, p.sh rastii Peter Halvorson në vitin 1970; ai shpoi një vrimë në kokën e tij në përpjekje për të kuruar depresionin nga i cili vuante. / bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *