Home»Lifestyle»Filozofi»Çelsi i një stoiku drejt paqes mendore

Çelsi i një stoiku drejt paqes mendore

“Ka më shumë gjëra që mund të na frikësojnë se sa të na shtypin. Ne vuajmë më shpesh nga imagjinata sesa nga realiteti”.

“E vërteta është që ne dimë kaq pak për jetën, nuk dimë se çfarë është lajm i mirë dhe çfarë lajm i keq”, theksoi Kurt Vonnegut në  një diskutimin rreth Hamletit, në një nga leksionit e tij  mbi format e tregimeve. “I gjithë procesi i natyrës është një proces i zhvillimit i kompleksitetit të madh dhe është vërtet e pamundur të thuhet nëse diçka që ndodh në të është e mirë apo e keqe”, shkroi Alan Vatts disa dekada më parë për çështjen e të detyruarit të vetes të mos mendojmë për humbjet dhe përfitimet. Akoma, shumica prej nesh shqetësohet për mundësinë e zhvillimit të  ngjarjeve që gjykojmë si humbje negative, të nxitura nga ajo që ne e perceptojmë si “lajm i keq”. Në vitet 1930, një pastor i ndau llojet e  ankthit në pesë kategori shqetësimesh, katër prej të cilave imagjinare dhe e pesta, “shqetësimet që kanë një bazë të vërtetë”, duke zënë “ndoshta 8% të totalit”.

Një cikël lajmesh 24 orëshe që preokupon këtë prirje njerëzore, e ka rënduar në mënyrë të pamohueshme problemin dhe ka bërë që  8% të shfaqet si 98%, por në zemër të këtij shtrembërimi të realitetit është një tendencë e lashtë e mendjes sonë që sjell shqetësime. Filozofi romak i madh i shekullit të parë, Seneca, e shqyrtoi atë dhe kundërhelmin e tij, me një shembull të pazakontë, bazuar në korrespondencën e tij me mikun e vet, Lucilius Junior, botuar më vonë si “Letra e një stoiku” .  Kjo është streha e përjetshme e mençurisë që na dha Seneca mbi miqësinë e vërtetë dhe të rreme, e disiplinën mendore të tejkalimit të frikës.

Në letrën e tij të trembëdhjetë, të titulluar “Për frikën e pabazë”, Seneca shkruan:

“Ka më shumë gjëra … ka të ngjarë që na trembin më shumë se sa  na shtypin; ne vuajmë më shpesh në imagjinatë sesa në realitet.”

Me syrin e zakonit njerëzor të vetë-mposhtur dhe të lodhur për t’u përgatitur për katastrofën imagjinare, Seneca këshillon mikun e tij të ri:

“Ajo që unë ju këshilloj të bëni, është të mos jeni të pakënaqur përpara se kriza të vijë, pasi mund të ndodhë që rreziqet,  të cilat ju dukej sikur po ju kërcënonin, kurrë nuk do t’ju vijnë. Ato me siguri nuk kanë ardhur ende.

Prandaj, disa gjëra na dënojnë më shumë sesa ç’meritojmë; disa na mundojnë në mënyrë të parakohëshme; dhe disa na mundojnë kur nuk duhet të na mundonin fare. Ne e kemi për zakon ta ekzagjerojmë, ose imagjinojmë ose parashikojmë trishtimin.”

Seneca më vonë bëri një vlerësim kritik të shqetësimeve të arsyeshme dhe të paarsyeshme, duke përdorur retorikën e tij elegante për të vënë në dukje marrëzinë e harxhimit të energjive tona mendore dhe emocionale në gradës së fundit, e cila përfshin shumicën dërrmuese të shqetësimeve tona:

 

“Ka të ngjarë që disa probleme të na bien për pjesë, por nuk është fakt i kryer. Sa shpesh të  ndodhin të papritura?! Sa shpesh nuk pritet kurrë të ndodhë dicka?! Ju do të vuani shumë shpejt, kur problemi të  mbërrijë. Kështu që shikoni përpara ndërkohë për gjëra më të mira. Çfarë do të fitoni duke bërë këtë? Kohë. Një zjarr ka hapur rrugën për të ikur. Njerëzit janë pakësuar nga një katastrofë. Ndonjëherë shpata kalon në fytin e viktimës. Njerëzit i kanë mbijetuar krijuesit  të tyre. Edhe fati i keq është i paqëndrueshëm. Ndoshta do të vijë, ndoshta jo,  ndërkohë ai nuk është i pranishëm. Pra, shikoni përpara për të bërë gjëra më të mira.”/BrainPickings-Bota.al

 

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *