Home»Lifestyle»Autizmi, tmerri i nënave të reja

Autizmi, tmerri i nënave të reja

Autizmi është një çrregullim i cili shfaqet gjatë fëmijërisë së hershme, zakonisht para moshës 3 vjeçare. Një sëmundje që sa po vjen edhe po bëhet më shqetësuese, jo vetëm për shoqëritë e tjera, por edhe për shoqërinë tonë. Çdo herë e më shumë autizmi po frikëson nënat e reja, duke e kthyer këtë në një problem të përbashkët dhe në kontrolle të vazhdueshme për fëmijën e tyre.

Kjo lloj sëmundje ka një vështirësi relativisht të lartë ndaj dhe gjetja reale e shkaktarëve është mjaft komplekse. Normalisht qëndrojnë, disa faktorë qe shpesh janë folur nga shkenca, dhe kanë mbetur në nivel hipotetik si; autizmi ka baza gjenetike, ndryshimet e trurit në fazën e hershme.

Fëmijët autik preken nga çrregullime komplekse të sistemit nervor, gjë që përforcon se autizmi ka origjinë neurologjike. Kur flitet për trashëgimi gjenetike kihet parasysh që flitet për dëmtimin e gjeneve dhe sjellin sëmundje. Nuk është “faji” prindëror. Qëndron dhe mendimi se ndryshimet biokimike që ndodhin në trurin e njeriut mund të jenë shkaktarë të Autizmit.

Duke mos harruar drogat, alkooli, duhani, sidomos gjatë muajve të shtatzënisë. Faktor tjetër po kaq i rëndësishëm mund të jetë ndotja e ambientit. Siç janë lëndët toksike mund të jenë një faktor risku për t’u prekur nga autizmi.

Simptomat:

•Mos pasja e kontaktit me sy, me fëmijët e tjerë dhe me prindërit.

•Çrregullime të të folurit. Ka dhe nga ata që nuk flasin fare.

•Nuk është në gjendje të kryejë veprime të pavarura.

•Qan pa arsye, është i tensionuar, i shpërqendruar.

•Ka çrregullime të gjumit.

•Shpesh bën presion me ulërima për të marrë gjënë që do.

•Adhurojnë të qëndrojnë përpara televizorit apo kompjuterit papushim.

•Indiferentë ndaj çdo lloj veprimtarie që ndodh rreth tij.

•Izolim i vetvetes.

•Më një lodër bën gjithmonë një veprim të përsëritur.

•Ka probleme me dëgjimin.

•Prapambetje mendore.

•Epilepsi, etj.

 

Sa më herët të evidentohet problemi aq më mirë është, sa më kujdes të tregohet, sa më e vëmendshme të jetë nëna, sa më i vëmendshëm të jetë mjeku që në vizitën e parë, aq më i shpejtë, aq më i lehtë do të jetë trauma por edhe trajtimi i fëmijës. Terapia e lojës, ka rezultuar më efikase deri tanimë. Metoda ABA- terapia e sjelljes. Shoqërimi në një shkollë të specializuar, konsulta e vazhdueshme e mjekut dhe terapistit eliminojnë shumicën e simptomave të autizmit. Një punë e madhe duhet kryer dhe nga vetë prindërit pasi janë ata që bëjnë rolin e terapistit në shtëpi./Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *