Anijet e humbura që s’i kërkoi askush
Ekuipazhet që kërkonin për avionin e zhdukur MH370 të linjës së fluturimit Malajzia, kanë zbuluar dy anije me vela tregtare të shekullit të 19-të, të cilat përdoreshin për transportin e qymyrit.
Anijet u gjetën në Maj dhe Dhjetor 2015 gjatë kërkimeve për aeroplanin e humbur, i cili u zhduk në mars të 2014-s me 239 njerëz në bord.
Ato ishin fundosur rreth 1,430 milje larg nga bregu i Australisë Perëndimore, në 2,5 milje thellësi.
Ekspertët e Muzeut WA, me kërkesën e byros Australiane të Sigurisë së Transportit, janë duke shqyrtuar të dhënat e rrënojave të dy anijeve, njëra prej të cilave kishte skelet druri ndërsa tjetri ishte prej hekuri.
Në një deklaratë për ABC Australia, përgjegjësi i muzeut WA të arkeologjisë detare, Ross Anderson, tha se identiteti i anijeve u përcaktua duke analizuar mbetjet dhe të dhënat historike, duke shtuar se ishte e vështirë të përcaktohej një identitet i saktë për shkak të vëzhgimeve jo të plota.
“Sidoqoftë, mund t’i kufizojmë mundësitë në dy hipoteza më të besueshme, duke u bazuar në informacionin e disponueshëm nga burimet historike britanike.”
“Për anijen prej druri, brigadat W. Gordon dhe barka Magdala janë dy kandidatë të mundshëm. Për anijen prej hekuri mendohet të jetë Kooringa [1894] ose West Ridge [1883]”.
Trashësia e trupit të anijes kishte degraduar me kalimin e kohës, duke lënë prapa ngarkesën e qymyrit, lidhjet metalike, ankorat dhe gërmadha.
Dr Anderson tha se anija me siguri është mbytur si pasojë e ndonjë shpërthimi, gjë e zakonshme kjo për anijet e qymyrit të shekullit të 19-të.
Analiza e parë e vendit identifikoi një objekt metalik të madh drejtkëndësh, rreth gjashtë metra të gjatë, i cili fillimisht u konsiderua si një ‘monstër misterioze’./Bota.al
Nuk ka komente