Home»Analiza»ANALIZA: Shpërthimi i Gazës, përgjegjësitë e Izraelit dhe roli i palestinezëve

ANALIZA: Shpërthimi i Gazës, përgjegjësitë e Izraelit dhe roli i palestinezëve

Gaza është si një kosh mbeturinash njerëzore që të gjithë do të donin të injoronin. As Izraeli, as Egjipti, as Autoriteti Palestinez (PA) nuk dëshirojnë të marrin përgjegjësi për të. Ndonjëherë helmi del jashtë – kur, për shembull, raketa apo sulme të tjera provokojnë një luftë të plotë. Dhe pastaj bota është e detyruar të mbajë shënime.

Një moment i tillë erdhi më 14 maj. Dhjetëra mijëra palestinezë u mblodhën pranë gardhin kufitar të Gazës duke kërcënuar “të ktheheshin” në tokat që paraardhësit e tyre humbën kur Izraeli u krijua më 1948. Ushtarët izraelitë vranë rreth 60 protestues – dita më e përgjakshme në Gaza që nga lufta në 2014. Në një moment sureal të ndarjes, kryeministri izraelit, Binyamin Netanjahu, u gëzua për hapjen e ambasadës amerikane në Jerusalem, duke e quajtur atë një “ditë të madhe për paqen”.

Shumë vende kanë denoncuar Izraelin; disa kanë tërhequr diplomatët. Disa njerëz e akuzojnë atë për krime lufte. Të tjerë fajësojnë Presidentin Donald Trump për përleshjet për shkak të zhvendosjes të ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem. Sigurisht që është e drejtë ta mbash Izraelin, anën e fortë, nën pritshmëri të larta. Por palët palestineze, megjithëse të dobëta, duhet të fajësohen gjithashtu. Shtatë dekada pas krijimit të Izraelit si një demokraci e lulëzuar, ekziston një mënyrë më e mirë sesa konflikti i pafund dhe gjakderdhja.

Sa gjak është proporcional?

Çdo shtet ka të drejtë të mbrojë kufijtë e saj. Duke gjykuar nga numrat, ushtria e Izraelit mund të ketë përdorur forcë të tepruar. Por çdo përfundim solid kërkon një vlerësim të pavarur të asaj që ndodhi, ku dhe kur. Izraeli nganjëherë përdorte mjete jo-vdekjeprurëse, të tilla si gaz lotsjellës të rënë nga dronët. Por pastaj snajperët filluan të përdornin plumba. Çfarë ndryshoi? Përzier me protestuesit, duket se ishin një numër i panjohur i sulmuesve të Hamasit që kërkonin të shkelnin gardhin. Çfarë kërcënim kanë paraqitur ata? Çdo gjykim i drejtë varet nga detajet.

Po aq e rëndësishme është edhe çështja më e gjerë politike. Gardhi midis Gazës dhe Izraelit nuk është një kufi i zakonshëm. Gaza është një burg, jo një shtet. Duke llogaritur 365 kilometra katrorë, shtëpi për 2 milion njerëz, është një nga vendet më të tejmbushura dhe mizerable në Tokë. Ka mungesë të ilaçeve, fuqisë elektrike dhe gjëra të domosdoshme të tjera. Uji i rubinetit është i papijshëm; ujërat e zeza të patrajtuara derdhen në det. Gaza tashmë ka një nga normat më të larta të papunësisë në botë, në 44%. Skenë e tre luftërave midis Hamasit dhe Izraelit që nga viti 2007, është gjithmonë në pikën e shpërthimit.

Shumë duar janë fajtorë për këtë tragjedi. Izraeli këmbëngul se rripi nuk është problemi i saj, pasi ka tërhequr forcat e tij në vitin 2005. Por ajo ende kontrollon Gazën nga toka, deti dhe ajri. Çdo palestinez, madje edhe një fermer, që afrohet 300 metra nga gardhi, është e lejueshme të qëllohet. Izraeli kufizon mallrat që hyjnë. Vetëm një numër i vogël palestinezësh mund të dalin, për shembull, për trajtim mjekësor. Gjeneralët izraelitë kanë paralajmëruar gjatë kundër lejimit të rrënimit të ekonomisë. Z. Netanyahu zakonisht i injoron ato.

Egjipti gjithashtu kontribuon në mjerimin. Kalimi i Rafahut në Sinai, një tjetër valvul shpëtimi, ishte i hapur për mallra dhe njerëz për vetëm 17 ditë në katër muajt e parë të këtij viti. Dhe Fatah, që administron PA dhe pjesë të Bregut Perëndimor, ka ndaluar pagat për nëpunësit civilë që punojnë për PA në Gaza, kufizoi dërgesat e domosdoshme, të tilla si ilaçet dhe qumështi i fëmijëve, dhe ndërpreu pagesat Izraelit për energjinë elektrike të Gazës.

Hamasi mban po aq përgjegjësi. Shkatërroi marrëveshjet e paqes të Oslos përmes fushatës së vet bombardimeve vetëvrasëse në vitet 1990 dhe 2000. Duke i dëbuar izraelitët nga Gaza, ai fitoi zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2006 dhe, pas një lufte të shkurtër civile, dëboi Fatah nga aty në vitin 2007. Ajo ka udhëhequr keq Gazën që nga ajo kohë, duke u treguar i korruptuar, shtypës dhe jokompetent. Hamasi ruan armët e veta në vende civile, duke përfshirë xhami dhe shkolla, duke i bërë ato objektiva. Çimentoja që mund të përdoret për rindërtim është përdorur për të ndërtuar tunele nëntokësore për të sulmuar Izraelin. Hamasi, vetëm që nuk pranoi që nuk ishte në gjendje  të qeveris kur ra dakord të dorëzojë shumë detyra administrative PA-së vitin e kaluar si pjesë e një marrëveshje pajtimi me Fatah. Por marrëveshja u shemb sepse Hamasi nuk është i gatshëm të heqë dorë nga armët e saj.

Izraeli, Egjipti dhe PA nuk mund të kyçin palestinezët në Gaza me shpresën se Hamasi do të përmbyset. Vetëm kur banorët e Gazës të jetojnë më lirisht, ata mund të mendojnë të heqin qafe sunduesit e tyre. Shumë më tepër mund të bëhet për të lehtësuar gjendjen e Gazës pa rrezikuar sigurinë e Izraelit. Por nuk ka zgjidhje të qëndrueshme deri sa të zgjidhet çështja e Palestinës. Z. Netanjahu ka kundërshtuar fort idenë e një shteti palestinez dhe ka vazhduar ndërtimin e vendbanimeve në tokën e pushtuar.

Është e vështirë të bindësh izraelitët që të ndryshojnë. Ndërsa Izraeli shënon ditëlindjen e 70-të, ekonomia po lulëzon. Duke “menaxhuar” konfliktin, në vend që të përpiqet ta përfundojë atë, Z. Netanjahu e ka mbajtur nën kontroll dhunën palestineze duke mos lënë asgjë si shkëmbim. Kur dhuna shpërthen, imazhi i Izraelit vuan, por jo shumë. Administrata Trump e mbështet atë. Dhe shtetet arabe që kërkojnë një aleat kundër një Irani në rritje nuk kanë pasur marrëdhënie më të mira me të sa tani.

Izraeli gabon që nuk kërkon një marrëveshje. Dhe Trump është i gabuar të paragjykojë statusin e Jerusalemit. Por palestinezët e kanë bërë të lehtë për Izraelin të pohojë se nuk ka “partner për paqen”, të ndarë siç janë midis një nacionalisti të lodhur si Fatah që nuk mund të japë paqe dhe një Hamas islamik që refuzon ta bëjë këtë. Palestinezët kanë nevojë për udhëheqës të rinj. Fatahu duhet të ripërtërihet përmes zgjedhjeve të vonuara. Dhe Hamasi duhet të kuptojë se raketat e saj dëmtojnë ëndrrat palestineze të shtetësisë më shumë se sa e dëmtojnë Izraelin.

E vetmja mënyrë për të ndaluar luftën është ndalimi i luftimeve

Pavarësisht fjalëve të tyre për mos-dhunë, udhëheqësit e Hamasit nuk e kanë braktisur idenë e “luftës së armatosur” për të shkatërruar Izraelin. Ata nuk pranojnë të heqin dorë nga armët e tyre, ose plotësisht të përqafojnë një zgjidhje dy shtetesh; ata flasin paksa për një “armëpushim” afatgjatë. Me protestat e kësaj jave, udhëheqësit e Hamasit u mburrën me lirimin e një “tigri të egër”. Ata kuptuan se Izraeli mund të jetë edhe më i egër.

Nëse Hamasi heq dorë nga armët, do të hapte rrugën për një afrim me Fatahun. Nëse do të pranonte të drejtën e Izraelit për të ekzistuar, do të demaskonte mungesën e vullnetit të Izraelit për të lejuar një shtet palestinez. Nëse palestinezët marshonin në mënyrë paqësore, pa armë dhe eksplozivë, ata do të fitonin një moral të lartë. Shkurtimisht, nëse palestinezët dëshirojnë që Izraeli të ndalë mbytjen e tyre, ata duhet së pari të bindin izraelitët se është e sigurt t’i lirojnë./The Economist – Lexo.al/

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *