Home»Horizonti.al»Zbulimi i ri mbi Stonehenge dhe lindja e një teorie të re

Zbulimi i ri mbi Stonehenge dhe lindja e një teorie të re

Një artikull i publikuar në revistën shkencore “British Archaeology” ka sjellë një version të ri mbi një nga misteret arkeologjike më të mëdha në botë, atë të Stonehenge-it. Përgjatë shekujve janë ngritur pyetje të vazhdueshme se pse ky monument gurësh kaq misterioz ndodhet aty ku ndodhet, dhe pse dhe si këta gurë shumë të mëdhenj janë tërhequr kilometra deri në një kodër në rrafshnaltën e Salisbury-it. Gjithmonë është besuar që janë transferuar nga Malborough Downs, 32 kilometra larg. Mike Pitts një nga të paktë arkeologë që ka gërmuar në këtë vend ka përcaktuar se të paktën dy nga gurët më të mëdhenj të Stonehenge-it kanë qenë këtu, në të njëjtën hapsirë, për miliona vite, duke përfshirë edhe atë para prezencës së njeriut.

Është më i madhi i megalitëve, “guri i thembrës” është i pozicionuar me diellin dhe gjendet 75 metra nga qendra e rrethit të monumentit. Peshon 60 tonë dhe ka të ngjarë që të mos jetë prekur kurrë. Pitt zbuloi një vrimë të madhe në këtë gur. Eshtë vrimë shumë e madhe për ta hapur, çka sugjeron që ka qënë gjithmonë aty dhe nuk është transportuar. Një tjetër vrimë e madhe tregon të njëjtën gjë në një nga gurët e mëdhenj. Të dyja vrimat e mëdha janë të drejtuara nga lindja e diellit në solsticin e pranverës, po kështu edhe gurët. Gurët më të rëndësishëm të Stonehenge-it quhen sarsens në anglisht dhe janë të mbuluar nga një shtresë ranore (detrite) shumë të fortë, të formuar miliona vite mbi kodrat e Wiltshire. Gjatë epokës së akullnajave sarsens –ët u goditën nga procese të ngrirjes dhe shkrirjes duke çarë në këtë mënyrë shtresat sipërfaqësore. Gurët mbetën të zhytur në tokë duke treguar paksa vetëm pjesën e sipërme.

Përsa i përket teorisë se të gjithë sarsens-ët janë sjellë nga Marlborough Downs hidhet poshtë nga Pitt në këtë publikim. “Ka më shumë kuptim që gurët më të mëdhenj të kenë qenë pak a shumë ku janë tani, gjysëm të groposura,” – shtoi arkeologu. – “Në ndryshim, gurët e tjerë, të quajtura gurët blu mund të transportoheshin nga zona të tjera, por shumë shumë vite më vonë.” Ndërtimi i monumentit të Stonehenge-it ka ndodhur para 5 mijë vjetësh dhe lejonte që mijëra njerëz të bashkoheshin aty nga i gjithë vendi për të pirë dhe për të ngrënë. Ishin bankete të pafundme. Disa gurë janë transportuar prej qindra kilometrash distancë. Për shkak të kohës kur janë transportuar, shkencëtarët besojnë se forma e transportimit të këtyre gurëve ka qenë përmes një sistemi pulexhash të përdorura qysh nga Galët deri tek Wiltshire. Ndërtimi i monumentit misterioz ka përfshirë disa breza deri në finalizimin e tij. Këtë fakt e tregojnë edhe zbulimet e sendeve të ndryshme që janë gjetur në këtë vend nga arkeologët. / horizonti.al

Zbulimi i ri mbi Stonehenge dhe lindja e një teorie të re

 

 

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *