Home»Thenie»Will Smith: “Nëse nuk po e bëni të bukur jetën e dikujt, dijeni se po e shpërdoroni kohën tuaj”

Will Smith: “Nëse nuk po e bëni të bukur jetën e dikujt, dijeni se po e shpërdoroni kohën tuaj”

“Madhështia është diçka që ekziston realisht tek të gjithë ne. Është diçka shumë e thjeshtë, për aq kohë sa themi: “Kjo është ajo që unë besoj dhe unë do vdes duke besuar për këtë gjë”. Gjëja që unë e besoj fortësisht tek vetja ime, është se unë mund edhe të vdes në një pistë vrapi. Ti mund të jesh më i talentuar, apo më i zgjuar se unë, por nëse të dy vihemi në provë në një pistë vrapi, ekzistojnë vetëm dy mundësi. Ose ti do të humbasësh, ose unë do të vdes.

Unë asnjëherë nuk e kam konsideruar veten të talentuar, por të fiksuar pas punës. Ndërkohë që djemtë e tjerë janë duke fjetur, unë jam duke punuar. Ndërkohë që djemtë e tjerë janë duke ngrënë, unë jam duke punuar. Gjërat e rëndësishme kanë dyfish më shumë rëndësi për mua. Familja, puna, shoqëria janë gjërat më me vlerë edhe për mua dhe përpiqem t’i bëj të lumtura jetët e tyre. Nëse ti nuk je duke e bërë të lumtur jetën e dikujt, atëherë po e shpërdoron kohën tënde kot.

Ai që thotë se mundet dhe ai që thotë se nuk mundet, kanë të dy të drejtë. Për të arritur diçka, duhet ta besosh se mund ta arrish atë gjë. Përpara gjithë të tjerëve, duhet ta besosh vetë ti atë gjë. Dhe mos i ndërto ëndrrat e tua pa i mbajtur këmbët në tokë. Mos ëndërro të ndërtosh direkt murin më të madh që ekziston, por përpiqu të vendosësh në mënyrë perfekte nga një tullë çdo ditë, në mënyrë që pas disa kohësh të kesh arritur të ndërtosh një mur.

Ndryshimi midis talentit dhe aftësisë është një nga konceptet më të keqkuptuara nga njerëzit që duan të bëjnë diçka. Talenti është diçka e lindur natyrshëm. Aftësia është diçka për të cilën ke punuar me orë e orë të tëra ta aftësosh tek vetja. Nëse nuk punon për të fituar aftësitë e duhura, dije se një ditë talenti yt do të të lërë në baltë.

Gjëja e parë që kushdo që ka një ëndërr duhet të bëjë, është të vendosë se kush do të bëhet, çfarë do të bëjë dhe si do ta bëjë atë gjë. Vetëm duke i vendosur këto pika, universi do të nisë të punojë për ty. Ti nuk je vetëm. Nëse je i vendosur në gjërat që kërkon të arrish, do ta kesh padiskutim edhe ndihmën e universit.

Unë dua të bëj mirë. Dua ta lë botën një vend më të mirë, thjesht sepse unë ekzistova në të. Nuk të them të bësh të njëjtën gjë edhe ti. Ji egoist dhe mos mendo shumë për botën, ama puno për veten. Pronari i lumturisë tënde je vetëm ti. Mos harro se madhështia ekziston tek të gjithë ne. Ekziston edhe tek ty…”. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *