Home»Keshilla»Si ta përdorësh kohën tënde në mënyrë efektive? Ja disa hapa që duhet të ndjekësh

Si ta përdorësh kohën tënde në mënyrë efektive? Ja disa hapa që duhet të ndjekësh

A nuk të duket sikur disa herë je duke bërë garë me kohën? Nëse po të ndodh kështu, atëherë me siguri po e pyet veten se si mund t’ia dalësh të bësh gjthçka që synon. Ose ndoshta po pyet veten se si ta përdorësh në mënyrë efektive kohën tënde. Cilado qoftë arsyeja, mëso të jesh më i kujdesshëm me kohën tënde duke e menaxhuar atë në mënyrën e duhur, pasi koha është ndër gjërat që kur ikën, nuk kthehet më.

  1. Bëj një listë me gjërat që bën realisht në nje ditë të zakonshmë. Ji i sinqertë në këtë hap.
  2. Më pas vazhdo të shkruash gjërat që synon të arrish, kur ta përdorësh kohën tënde në mënyrë efektive.
  3. Mendo se çfarë mund të mos e bëje nga gjërat që bën, për t’i lënë kohë gjërave që mendon se duhet t’i bësh dhe kanë më tepër prioritet për ty.
  4. Kupto se koha jote ka vlerë. Mos e lejo që diçka të të bëjë ta shpenzosh kot kohën tënde.
  5. Fillo të thuash “Jo” për gjërat që të shpërqëndrojnë dhe që të shtyjnë ta shpenzosh kohën tënde në mënyrë efektive.
  6. Mos bëj shumë gjëra njëkohësisht, sepse mund të përfundosh duke mos bërë asgjë saktë. Bëji gjërat me radhë, edhe pse mund të të bëjnë të shpenzosh më tepër kohë.
  7. Kërko për ndihmë. Mos e bëj gjithçka vetëm, nëse ajo punë është në grup. Përpiqu të bësh aq sa të takon dhe pjesën që nuk të takon ty, ngarkoja të tjerëve.
  8. Largoji nga vetja gjërat që të shpërqëndrojnë. Telefoni, televizori, apo kompjuteri shpesh bëhen shpërqëndrim për të mësuar, apo për të punuar me qetësi, ndaj zgjidh t’i largohesh atyre për ta përdorur me efikasitet kohën tënde.
  9. Kushtoji kohë edhe gjërave që ke pasion. Nuk duhet të përqëndrohesh vetëm tek gjërat që duhet të bësh, por edhe tek ato që do të bësh. Të gjithë kemi nevojë për pak momente lumturie me gjërat që pëlqejmë.
  10. Vlerësoje veten me diçka. Nëse i ke arritur synimet që i ke vendosur vetes në një ditë të caktuar, bëj pushim, dil me miqtë, ose fli disa orë më tepër gjumë për t’u relaksuar. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *