Home»Keshilla»Rregulli i 100 orëve: “Shpenzo më tepër kohë në fushat ku je më i aftë dhe bëhu më i suksesshmi në to

Rregulli i 100 orëve: “Shpenzo më tepër kohë në fushat ku je më i aftë dhe bëhu më i suksesshmi në to

Imagjinoni sikur do të kishit vetëm 100 orë për t’u vetëpërmirësuar dhe do t’ju duhet t’i ndanit midis asaj fushe ku jeni më të aftë, mesatarisht të aftë dhe fushës ku nuk jeni të aftë. Si do t’i ndanit ato 100 orë?

33 orë – 33 orë – 33 orë për secilën fushë?

Apo 20 orë – 20 orë – 60 orë?

Apo 40 orë – 40 orë – 20 orë?

Si do t’i ndanit ato 100 orë për zhvillimin dhe transformimin e vetes suaj? Me siguri po mendoni për versione të ndryshme në mendjen tuaj, por unë dua të vendosësh vetëm për një mënyrë të vetme.

Është arritur të merren në pyetje shumë njerëz të suksesshëm, të shëndetshëm dhe të zgjuar në botë lidhur me mënyrën se si do t’i përdornin ato orë. Përgjigjet e tyre ishin surprizuese dhe thuajse të pabesueshme, pasi të gjithë thuajse ndanin të njëjtin mendim. Këta persona u shprehën pothuaj të gjithë se ndarja që do të bënin, do të ishte 80 orë – 10 orë – 10 orë, ose 100 orë – 0 orë – 0 orë.

Ata do të investonin  80-100% të gjithë sasisë së orëve në fushën ku ishin më të aftë dhe në fushat ku nuk ishin të aftë, apo ishin mesatarisht të aftë, ose nuk do të shpenzonin fare kohë, ose do të shpenzonin rreth 10 orë për secilën prej tyre. Me siguri që ju po e pyesni veten se si ka mundësi diçka e tillë. Në fakt, një rezultat i tillë dhe përgjigje të tilla kanë një domethënie shumë të madhe lidhur me suksesin.

Kur ne shpenzojmë 80-100% të kohës sonë në aspektet ku jemi më të aftë, ne arrijmë t’i fuqizojmë aftësitë tona dhe të bëhemi të pamposhtur në atë fushë, në atë aspekt. Nëse ne shpenzojmë kohë në gjërat ku nuk jemi të aftë, ose jemi pak të aftë, maksimumi ne mund të bëhemi mesatarisht të aftë, por kurrsesi nuk mund të fitojmë aftësi maksimale në atë fusha. Shumë studime tregojmë pikërisht këtë gjë, se sa më shumë kohë dhe energji të shpenzojmë në ato aspekte ku jemi më të aftë, ku ndihemi më të zotët, jo vetëm që do të ndihemi më të realizuar, por do të arrijmë të bëjmë diferencën e duhur në mjediset ku përfshihemi. Madje edhe shkrimtari dhe motivuesi i njohur me videot e tij, Tim Terris, ka pohuar se njerëzit e suksesshëm, investojnë më tepër në aftësitë e tyre. Ata përqendrohen në një ose dy fusha ku janë më të mirë, por dhe që i pëlqejnë, dhe i vendosin vetes objektivin për t’u bërë më të aftët në ato fusha.

Ti mund të njohësh njerëz të tjerë për të mbushur boshllëqet që ti ke. Ndaj, ki gjithmonë parasysh se kur vjen puna tek aftësitë, investo për t’i fuqizuar ato. Kur vjen puna tek cilësitë e tua, investo tek ato që i konsideron dobësi të tuat. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *