Home»Magazine»Mos e nënvlerësoni përunjësinë: është arti i atyre që dinë të përmirësohen

Mos e nënvlerësoni përunjësinë: është arti i atyre që dinë të përmirësohen

Që nga “di vetëm atë që nuk di” e Sokratit, përunjësia është sjellja më efikase për të gjetur pikën e ekuilibrit mes vlerësimit të vetvetes, si dhe pranimit të limiteve tona, pa të cilin është e vështirë që të rritesh dhe përmirësohesh. Dhe nuk ka fare lidhje me modestinë

Që nga kohët e Sokratit, njohim vlerën e përunjësisë. Shprehja e tij “di që nuk di”, është një shembull i admirueshëm i asaj që mund të jetë përunjësia, dhe avantazhet që mund të na sjellë.

HIstoria tregon për një mik të vjetër të Sokratit, Cerefoni, u konsultua me orakullin e Delfit për të ditur nëse ekzistonte ndonjë person më i ditur se sa filozofi, dhe përgjigja ishte negative: Sokrati ishte vërtetë më i dituri i të gjithëve, iu përgjigj orakulli. Por filozofi grek, duke ushtruar artin e dyshimit, nuk besonte se zotëronte dije më të mëdha se sa një politikan, një poet apo një artist. Kështu që, filloi t’i pyesë, me stilin e tij. Dhe zbuloi diçka që nuk e priste aspak: këta personazhe nuk i kishin të gjitha ato njohuri që deklaronin se i kishin.

Prej këtu, buruan konkluzionet e Sokratit: ndërkohë që një politikan apo një artist mendojnë se dinë dhe në fakt nuk dijnë, unë nuk besoj se di, atë që praktikisht nuk e di. Filozofi pranonte kështu, me përunjësi, se nuk dinte pjesën më të madhe të gjërave të kësaj bote. Dhe të paktën për këtë, ishte i sigurt.

Fjala përunjësi (humilta), buron nga fjala latine humus, ose më saktë tokë pjellore. Nga kjo pikëpamje, përunjësia përfaqëson terrenin më pjellor për të rritur dijet dhe fituar aftësi të reja. Pa përunjësinë, është e vështirë të rritesh dhe përmirësohesh. Nëse arroganca na shpie të zëmë pozicion mbrojtës të qëndrimeve tona, përunjësia na shtyn që të shohim përtej, të kërkojmë informacione të reja dhe zgjidhje të reja. / Linkiesta – Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *