Home»Horizonti.al»Gjendet nëndetësja naziste më e kërkuar

Gjendet nëndetësja naziste më e kërkuar

Kërkuesit nga Sea War Museum Jutland kanë lokalizuar një nëndetëse gjermane të fundosur në afërsi të brigjeve daneze. Nuk bëhet fjalë për një nëndetëse më shumë. Nëndetësja është një nga të paktat e llojit U-3523 që hyri në shërbim, sipas mitologjisë popullore është një nga anijet që nazistët përdorën për të transportuar ar dhe disa nga anëtarët e tyre elitë si shkencëtari dhe krimineli i luftës, Josef Mengele në Amerikën e Jugut. Edhe pse nuk mbërriti kurrë në destinacion, sepse u fundos nga britanikët. Kërkuesit shpjegojnë se nëndetësja është në gjendje të mirë dhe se gjendet në 123 metra thellësi. Pjesa e përparme e anijes është e zhytur në dyshemenë e detit. Tani mbetet që të hyhet në brendësi për të zbuluar se çfarë sekretesh fsheh. Kërkuesit besojnë se mund të ketë ar. / bota.al

1 Comment

  1. 04/22/2018 at 08:55 — Reply

    Mos esjte ajo e famshmja qe me gra e femije qe qelluan ruset me silure edhe u fshi nga historia!?

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *